Aktualitet

Avokati në spital, Arbër Çekaj: Të shtyhet seanca se nuk mund të marr një tjetër

Avokati në spital, Arbër Çekaj: Të shtyhet seanca se nuk

Seanca për Arbër Çekaj, biznesmenin që akuzohet për trafikun e 613 kilogramë drogë të llojit kokainë është shtyrë.  Mësohet se shkak është bërë mungesa e avokatit të tij, Maks Haxhia i cili ndodhet në spital prej disa ditësh, por nuk bëhet me dijë problemi i tij shëndetësor. Sot pritej që prokuroria të lexonte konkluzionet dhe të jepte pretencën për Çekajn.

Vetë Çekaj ka kërkuar që të shtyhet seanca duke thënë se avokati i tij Haxhia e ka ndjekur nga fillimi çështjen e tij dhe për këtë arsye nuk e ndërron avokatin.

“Maks Haxhia e ka ndjekur çështjen prej fillimit. Për momentin nuk mund të marr avokat tjetër”, citohet të ketë thënë ai nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Kujtojmë se Çekaj u arrestua në shkurt të 2018-s pas dyshimeve në trafikimin e 614 kg kokainë nga Kolumbia, që u kap në Portin e Durrësit. Droga ishte fshehur në kontenierë, ndërsa Çekaj dyshohet se përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.

Ai u arratis nga Shqipëria duke ndërruar mbiemrin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen. Por në shkurt të vitit 2018, u kap në flagrancë nga policia gjermane në një banesë dykatëshe. Ai u ekstradua këtë vit në Shqipëri./ Tiranapost.al. E.B