Aktualitet

Avokati i Llallës: S'ka hetim për ish-Prokurorin

Në një moment ku nëpër media po flitet për hetim ndaj ish-Prokurorit Adriatik Lalla, mësohet se ai as nuk ndodhet në Shqipëri, por në Gjermani.

Avokati i Llallës, Sokol Hazizaj ka mohuar se ka një hetim për kryeprokurorin Lalla.

Hazizaj ka pranuar se me anë të një prokurore është përzgjedhur nga ish kryeprokurori Llalla për ta mbrojtur ligjërisht dhe do ta përfaqësojë atë edhe pranë kolegjit të posaçëm të Apelimit ku do të shqyrtohet nëse duhet apo jo të rihapet procesi i vettingut për Llallën.

"Nuk jam njoftuar për procedim apo fillim hetimi për klientin tim. Sa kohë jam mbrojtës ligjor i tij, unë do të isha personi i duhur për t’u njoftuar për procedimin penal apo hetimin ndaj tij. Prokurën përmes së cilës ish-kryeprokurori ka lëshuar, kam tagrin për ta përfaqësuar. Do jem i pranishëm edhe në seancën e KPA, pasi është apeluar vendimi i KPK që ka pranuar dorëheqjen e Llallës nga radhët e drejtësisë."