Aktualitet

Avokati i Marsidës: Dritani ishte problematik, i ngeci në derë (Flet dhe për bashkëshortin e saj)

Avokati i Marsidës: Dritani ishte problematik, i ngeci në derë

Avokati i Marsida Qatjes, Edmond Petraj, tha për emisionin “Opinion”, se viktima Dritan Haxholli ishte një person problematik dhe i “ngeci në derë” të përfshirëve. Ai thotë se nëse do të ishte kurth, atëherë do të kishin gjetur një vend tjetër.

“Isha unë që frenova mos të fliste Marsidës, se është një çështje në hetim dhe ajo është në një traumë psikike që s’duhet të jepte fare deklaratë. Dritani lëvizte prej kohësh me armë, kishte frikë ta arrestonte policia. Shikoni skedën nga viti ‘95, ka qenë një person problematik. Nuk është vetëm rasti i kësaj, i ngeci në derë këtyre ky rast. Nëse do bëhej në kurth s’do trajtohej në shtëpinë e saj, por diku tjetër”, tha avokati.

Gjithashtu ai tregoi se ka qenë avokat edhe i bashkëshortit të Marsidës, Indrit Hysenit, i dënuar në Gjermani.

“Ai jetonte në Holandë. Ishte në Holandë. Nga Holanda i merr rastësisht një personi makinë dhe niset drejt Dyseldorfit. Atë ditë ka ndodhur operacion rutinë në gjithë Gjermaninë. U ndaluan 1800 persona dhe është ndaluar dhe ky person, në momentin që është ndaluar nuk ka pasur asnjë lloj problemi. Kur i del që kishte të kaluar dhe ishte i dënuar në Shqipëri, i bëjnë dhe këqyrjen fizike makinës. Policia gjeti substancë, mbi 6 kg substancë. Prokuroria e ka skanuar. Personi nuk është i lidhur me këtë ngjarje fare. Ky nuk ka lidhje me këtë. Është dënuar për një vepër penale pasi ka penguar zbulimin e të vërtetës”, u shpreh Petraj./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/nuk-ishte-krim-pasioni-gazetarja-tregon-se-dritani-u-fut-ne-kurth-nga-marsida/