Showbiz

Avokat Ngjela e quan dashurinë me një frazë të vështirë, por që është e vërteta

Esencë editori/ Gatishmëri e përhershme- do ta përshtatnim shprehjen e Ngjelës për dashurinë.
Avokat Ngjela e quan dashurinë me një frazë të

Avokati i njohur Spartak Ngjela nuk është martuar asnjëherë dhe kjo pasi e ka cilësuar si risk.

I pyetur në emisionin “E Diell” nëse martesa e kufizon dashurinë, lidhur dhe me jetën e tij personale, avokati na futi të gjithëve në mendime me këtë përgjigje.

“Dashuria, në këto momente që jetojmë ne, në 80% të rasteve është mobilitet permanent”, tha Ngjela.

Avokati u shpreh se ka marrë shpesh komplimente nga femrat, por ajo më e veçanta ka qenë për mënyrën e tij të të shprehurit./Tiranapost.al