Aktualitet

Autori i dyshuar i vrasjes në Astir ishte shok me viktimën! Familjarët tregojnë për një sherr para dy javësh mes tyre

Autori i dyshuar i vrasjes në Astir ishte shok me viktimën!

Autori i dyshuar i vrasjes në Astir të 28 vjeçarit Vilson Tafçiu, flitet të jetë mik me viktimën, madje kanë qenë bashkë edhe në Francë dhe në Zvicër. Këto janë detajet e reja të publikuara për ngjarjen e rëndë mbrëmjen e 20 janarit, ku Vilson Tafçiu  i ndodhur në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë, u  thërrit të dilte jashtë lokalit ku u qëllua me tre plumba në kraharor duke e lënë të vdekur.

Kanë qenë familjarët e autorit të dyshuar Noel Dishi me banim në Sukth ( me origjinë nga Dibra) të cilët kanë treguar se Vilsonin ( viktimën) e njihnin dhe se shkonin shpesh në shtëpinë e tyre. Familjarët kanë treguar edhe një zënkë prej më shumë se dy javësh mes Vilsonit dhe djalit të tyre, që prishi edhe miqësinë mes tyre, por nuk bëhet me dije se për çfarë ka ndodhur konkretisht. Prindërit kanë pohuar se me të birin nuk janë takuar që një ditë para se të ndodhte vrasja.

Policia po vijon kontrollet për kapjen e tij dhe po analizohen e zbardhen bisedat telefonike për të vërtetuar praninë e të dyshuarit në zonën ku ndodhi krimi si edhe lëvizjet e tij. Grupi i hetimit ka seksuestruar pamjet filmike pranë vendit të ngjarjes.

Kujtojmë se viktima, 28 vjeçari Vilson Tafçiu i cili njihej edhe me mbiemrin Noka ishte i arrestuar në mars të vitit 2018 për trafik droge në Francë. Ai kishte qëndruar 8 muaj në paraburgim e më pas, në nëntor të vitit të kaluar ishte deportuar në Shqipëri. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/ky-eshte-28-vjecari-me-dy-mbiemra-qe-u-ekzekutua-mbreme-ne-zonen-e-astirit/