• Shqip
  • English
  • E enjte, 14 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Autopsia zbulon shkakun e vdekjes së 25 vjeçares pasi lindi foshnjën


    Ditën e djeshme, një 25 vjeçare ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit, një orë pasi lindi fëmijën e saj të parë që fatmirësisht gëzon shëndet të plotë. Familjarët akuzuan mjekët për neglizhencë e mungesë kujdesi, dhe policia arrestoi dy mjekë. Por sipas mjekëve kolegë, duhej pritur rezultati i autopsisë para se të arrestoheshin dy mjekët, dhe sipas tyre arrestimi është një vendim i padrejtë.

    Njoftohet se autopsia ka dalë dhe shkaku i vdekjes së 25 vjeçares ka ardhur nga koagulimi, mpiksja e gjakut. 25 vjeçares i është bllokuar një nga venat që çon gjakun në mushkëri.

    Kujtojmë se dje, pas akuzave të familjarëve, pati reagim nga Spitali i Elbasanit ku u sqaruar se 25 vjeçarja kishte shkuar me urgjencë në spital, se kishte barrë të vonuar 42 javëshe dhe më pas u fut në sallën e operacionit ku u asistua lindja e fëmijës. Para se të dilte autopsia dyshimet ishin: komplikacione postoperator trombemboli pulmonare, të papajtueshme për jetën.

    “Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R. D., Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik ne lidhje me humbjen e jetës së 25-vjeçares” si vijon: Pacientja R. D. u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite.
    Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50. Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë. Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin e duhur mjekësor, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën. Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës”./ Tiranapost.al. E.B

    Image result for vdes 25 vjeçarja qe lindi foshnjen

    Vdekja e 25 vjeçares pasi lindi foshnjën, reagon spitali i Elbasanit pas akuzave për pakujdesi

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post