Te gjithaTech

Autobusi që mund të ndryshojë jetën. Të rinjtë e Italisë kanë një arsye të fortë që mblidhen aty


Rreth një e treta e italianëve të rinj nuk janë në punë. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk shkojnë nëpër intervista. Ky është një autobus që çdo ditë dërgon të rinjtë në intervistat e punës. Ata konkurrojnë për të njëjtën punë, por vetëm njeri prej tyre do të ketë sukses e do fitojë.  

Përgjegjësi i autobusit zgjedh të rinj nga të gjitha zonat dhe i dërgon ato nëpër intervista të ndryshme. Rafaelo Di Sieno, i cili themeloi idenë për të mbledhur të rinj e për ti dërguar në intervista pune shpreh shqetësimin se shumë të rinj janë të papunë në Itali. Ata nisen në orën 12 e gjysmë deri në ditën tjetër. Felicia, 25 vjeç tregon se është një tjetër ditë me shpresë, ndërkohë që ndodhet në autobus.

Një në tre italianë nuk gjejnë dot një punë, ose mund të punojnë për tre apo katër orë. Por me rrogën fare të vogël nuk munden dot të mbulojnë shpenzimet apo të mendojnë për të blerë shtëpi, ose për të krijuar familje. Eugenio, 30 vjeç është një tjetër djalë i cili thotë se përshkon gjithë Italinë, nga veriu në jug për të gjetur një punë. Bileta e Autobusit për të shëtitur në gjithë vendin kushton 30 euro. Tiranapost.al E.B

 

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *