Aktualitet

Autobusi përplas të moshuarin tek “Rruga e Durrësit”

Autobusi përplas të moshuarin tek “Rruga e Durrësit”

Një 77-vjeçar u përplas ditën e sotme nga një autobus në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë.

Sipas policisë, i  moshuari H. ZH. mbeti i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Drejtuesi i autobusit shtetasi është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./ Tiranapost.al