• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Austrian Airlines do rinisë transportin e parave nga Rinasi, por me një kusht


    Pas ngjarjes së Rinasit, Austrian Airlines pezulloi prej dy javësh transportin e parave nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës drejt Vjenës, ku ishte edhe destinacioni i parave të vjedhura. Por Austrian Airlines po shikon mundësinë e rifillimit të transportit të parave. Lajmin e ka bërë me dijë News 24 që ka kontaktuar me email, dhe zëdhënësja Tanja Gruber ka thënë se kur gjithçka të jetë e sigurit, atëherë do rifillojë shërbimi i transportit të parave Cash. Megjithatë nuk ka dhënë një datë specifike dhe ka theksuar se do bëhet një inspektim i gjithë departamenteve. Vetëm pas këtij inspektimi do të merret një vendim për të rifilluar transportin e vlerave.

    Grabitja Rinas (6)

    Ja çfarë ka thënë zëdhënësja Tanja Gruber:

    “Pas grabitjes së avionit tonë 0S848 më datë 9 prill në aeroportin e Tiranës, Austrian Airlines pezulloi transportin e ngarkesave me vlerë si një masë emergjente. Që nga grabitja jemi duke u marrë me situatën. Ne po planifikojmë të rifillojmë transportin e ngarkesave me vlerë, gjithsesi sot nuk mund t’u konfirmojmë një datë të caktuar. Në ditët në vijim do bëhet një inspektim i gjithë departamenteve. Vetëm pas këtij inspektimi do te marrim një vendim për të rifilluar transportin e vlerave”.

    Sa i përket ngjarjes, sot u kap i dyshuari i pestë. Ai ëhtë Elton Pikli, 32 vjeç nga Kruja. Të arrestuarit e tjerë janë: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, E. Pikuli dhe Saimir Cela. ndërsa Admir Murataj ndërroi jetë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. / Tiranapost.al. E.B

    Foto/ Një nga të arrestuarit për grabitjen në Rinas pranon që ka modifikuar furgonin ‘Hetimi Tatimor’

    Kapet në Bullgari i dyshuari i pestë për vjedhjen e miliona eurove në Rinas