Nën lupën e Stela Sallakut

Aurela nuk do t'ia dijë për modën, prandaj është unike

Aurela nuk do t'ia dijë për modën, prandaj është

Aurela Gaçe është këngëtarja me stilin më avant-garde që kemi. Tek ajo kam parë veshjet metalike, kurorat nga ato më të çuditshmet, fustanet me tyl, fundet lëkurë e deri tek veshjet e mbrëmjes në një mënyrë krejt unike. Janë ndyshe sepse shpesh herë i ka dizenjuar vetë, herë Joni Peçi, por për veshjet gala i beson miqve Mandit dhe Marçelës së Geraldina Sposës. Këto i ka vetëm për performanca, sepse në përditshmëri e sheh me fustane ose xhinse dhe t-shirt.

[caption id="attachment_280664" align="aligncenter" width="1242"](Foto nga Instagram)[/caption]

Aurelën edhe e kanë kopjuar madje të huajt, që kur doli moda e xixave në trup, ajo na e tha se kishte disa vite që i përdorte në fytyrë e trup. Madje edhe pardesytë “vinyl” që u bënë hit vjet, ajo i kishte veshur me kohë, kur të tjerët s`e dinin fare që kishte të tilla.

[caption id="attachment_280667" align="aligncenter" width="525"](Pink, foto nga google)[/caption]

Mua më ka ngjarë gjithnjë me Pink-un, këngëtaren, si në flokë, stil apo veshje. Të dyja nuk pyesin për trendet, preferojnë lëkurë, këpucë me takë dhe geta rrjetë, në vend të pardesyve që veshin blogeret. Por dua të veçoj pesë veshje, që mendoj se janë të mira, dhe pesë sugjerime.

[caption id="attachment_280668" align="aligncenter" width="1242"](Foto nga Instagram)[/caption]

Detajet nuk i mungojnë, që nga thonjtë lyer me ngjyra të ndryshme, unazat me dy pjesë, flokët, këpucët dhe bluza me fluturat nga të dyja anët. Ngjyra “magenta” i shkon me lëkurën e bardhë dhe flokët. Më pëlqen kombinimi i saj me xhins, dhe me këpucët plastike me rrip argjendi.

[caption id="attachment_280671" align="aligncenter" width="640"](Foto nga Instagram)[/caption]

Më pëlqen që kalon nga stili rock, në casual, në sport pastaj rikthehet prap në rock. Duket e vogël me kapuçin gri dhe kombinoshet e zeza me bust kuadrat.

[caption id="attachment_280672" align="aligncenter" width="1242"](Foto nga Instagram)[/caption]

Vetëm Aurela mund ta kombinonte një fund lëkurë me pala korenti, me bluzë të zezë me mëngë të shkurtra gjithashtu lëkurë. Gjithkush do kishte bërë make-up natyral në këtë rast, ama Aurela nuk ka frikë nga një buzkuq në nuancë mavijë, në një veshje të zezë. Kapelja përshtatet me look-un në tërësi.

[caption id="attachment_280675" align="aligncenter" width="1242"](Foto nga Instagram)[/caption]

Edhe pse është foto pak e vjetër, e zgjodha sepse nuanca e fustanit më pëlqeu shumë. Mendoj se i rri më mirë se çdo ngjyrë tjetër Aurelës, madje më mirë edhe se e zeza. Dekolteja e mbrapme i shton akoma më shumë bukuri fustanit, madje mund ta veshesh sërisht tani Aurela, sepse është dhe në modë.

[caption id="attachment_280676" align="aligncenter" width="1242"](Foto nga Instagram)[/caption]

Mendoj se kjo është veshja që i shkon më shumë, me karakterin dhe tiparet. Rock dhe casual, është ndër kombinimet që rekomandohet më shumë për street style.

Tani kam pesë sugjerime

[caption id="attachment_280679" align="aligncenter" width="890"](Foto nga Instagram)[/caption]

Duke qenë se Aurela ka lëkurë shumë të bardhë, kjo nuancë kaq e ndezur tek flokët ia thekson akoma më shumë. Truku i rënduar tek sytë e tregon më të madhe në moshë. Sugjerimi im është të qëndrojë tek natyralet, ngjyrat e tokës (në buzkuq dhe hijezim), ashtu siç e bën kur trukohet vetë.

[caption id="attachment_280680" align="aligncenter" width="1242"](Foto nga Instagram)[/caption]

Roza e bebes është një nga ngjyrat më të bukura dhe të rrezikshme në të njëjtën kohë, sepse jo çdokujt i shkon. Sidomos me këtë shkëlqimin, bëhet pak më shumë e ngarkuar se sa duhet. Kopsat e veshura tek pjesa e zhaponesë, janë një nga tendencat e këtij sezoni.

[caption id="attachment_280681" align="aligncenter" width="842"](Foto nga Instagram)[/caption]

Copa floriri metalike është një ndër më të bukurat, sidomos këtë sezon është dizenjuar dhe pardesyja në këtë nuancë. Ama duhet mbajtur parasysh se nëse krijon difekt në qepje (tërheqje ose mbledhje), do duket e amplifikuar në sipërfaqe. Tek zinxhiri duket pak tërheqja për të cilën po flas, ndaj është më mirë që në vend të zinxhirit të lihej prejre e thjeshtë.

[caption id="attachment_280686" align="aligncenter" width="892"](Foto nga Instagram)[/caption]

Fustani pastel rozë duhet të ishte lënë me një jakë, sepse edhe flutura tek busti, të jep idenë e një jake të dytë, që e ngarkon akoma më shumë qafën dhe fytyrën. Model i flokëve më kujton zonjat amerikane të viteve `50, por dhe Natalie Portman kur pozoi për Dior.

[caption id="attachment_280687" align="aligncenter" width="646"](Foto nga Instagram)[/caption]

Fustani i princeshës mendoj se nuk përshtatet me karakterin e Aurelës, edhe pse ajo tenton të jetë edhe rock edhe sheqerkë. Nuk do e imagjinoja dot as Pink-un me një fustan të tillë, më mirë me kapelen e lartë dhe fustanin xhaketë si të dirigjentit./Tiranapost.al