Showbiz

Aurela Gaçe rrëfen për njohjen me Bill Klinton

Aurela Gaçe rrëfen për njohjen me Bill Klinton

Një rrëfim i veçantë është ky i Aurela Gaçes. Këngëtarja kthehet pas në vite, në periudhën kur jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kur bashkë me mikeshën e saj, këngëtaren Eli Fara kanë takuar ish presidentin Bill Klinton. “Mbaj mend si më dridhej mikrofoni në duar teksa këndoja Himnin Kombëtar Amerikan përballë kësaj figure.”, komenton Gaçe.

aurela gace insta

“Në biseda të ndryshme me qytetarë amerikanë, kur më pyesnin se çfarë profesioni kisha (dikur ne nuk ishim as në google search, as në you tube, kështu që duhej të sqaroje me fjalë karrierën tënde), mbaj mend reagimin e tyre. U tregoja se kisha këtë e atë diplomë, se kisha këtë e atë arritje dhe ata bënin një ‘oh ok that's great’. Pastaj, nëse u thosha se gjatë karrierës sime kisha kënduar vetëm dy minuta përballë Bill Klinton, reagimi i tyre ishte një WOW e madhe. Aty dukej sikur merrja diplomën me notë 10 në sy të tyre.”, shprehet këngëtarja, ndërsa falenderon fotografin Fadil Berisha, që me sa duket ka shkrepur edhe këtë foto. “Faleminderit Fadil Berisha që besove tek unë. Kënduam diçka të rrallë nga muzika jonë bashkë me Eli Farën, nga ato që të bëjnë të të ndalet fryma.”, përfundon Gaçe.