Showbiz

Aurela Gaçe: Nuk pranoj të marr para qyl, nuk këndoj me usb

Aurela Gaçe: Nuk pranoj të marr para qyl, nuk këndoj me usb

Teksa tregonte në një intervistë për "Pushime on Top" për marrëdhënien e bashkëshortit të saj menaxher prej 8 vjetësh, Aurela ka treguar se sa e rëndësishme është dhe ka qenë që në fillim për ata të dy, që të shfaqen kudo ku shkojnë me një koncert prej vërteti, me zërin e vërtetë të Aurelës dhe jo duke vënë një usb e duke bërë sikur këndon, gjë që e bëjnë një pjesë e mirë e këngëtarëve. "Mbrëmë kanë ardhur tre kamionë me skenën, foninë, me inxhinierin i zërit, sepse ne nuk shkojmë në koncert me një usb. Nuk pranoj ndryshe, nuk ka rrugë të dytë. Nuk pranoj të marr para qyl", u shpreh Aurela.

Ata që kanë dëgjuar një koncert të sajin e dinë se ç'është në gjendje të bëjë ajo me një mikrofon dhe veç me zë.