Aktualitet Te gjitha

Audio-përgjimi/ Prokuroria kërkon dëshminë e tre deputetëve të PD


Pasi e mori në dorë audio-përgjimin e PD-së, Prokuroria ka thirrur tre deputetët e PD-së, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhin dhe Ervin Salianjin që do të paraqiten nesër në orën 10:00.

Këta tre deputetë prej tre ditësh po denoncojnë Agron Xhafajn, vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj si të përfshirë në trafikun e drogës.

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot nga prokuroria që të hetojë dhe t’i vejë para përgjegjësisë autorët, nëse e gjitha kjo është një mashtrim. /Tiranapost.al