SPORT

Aubameyang i vendosur: Qëndroj tek Dortmund

Sulmuesi kryesor i Borrusias së Dortmundit Pierre-Emerick Aubameyang i ka dhënë fund thashethemeve se mund të largohet nga ekipi i tij për ndonjë aventurë tjetër sportive. Kohët e fundit, përflitej së tepërmi për n jë lëvizje të mundshme në Premier League, teksa shumë ekipe britanike kishin shprehur interes për shërbimet e tij, por edhe Milani e kishte një nga objektivat e saj kryesorë.

Megjithatë, Aubameyang është shprehur i prerë se nuk do të shkojë në asnjë ekip tjetër. Ai ka verifikuar se Milani ka qenë e interesuar për marrjen e shërbimeve të tij, por akordi mes tij dhe italianëve nuk është arritur.

“Është e vërtetë që kam folur me Borussian para pushimeve dhe kam shprehur mendimin se ndoshta ishte koha të provoja diçka ndryshe. Kam qenë i qartë, si me Michael Zorc (dejtori sportiv) ashtu edhe me ans-Joachin Ëatzke (administratori). Por asnjë nga klubet që më dëshironte nuk e bëri të mundur këtë gjë dhe kështu do të qëndroj te BorussIa Dortmund”-ka thënë Aubameyang në një intervistë. K.H/ tiranapost.al