Showbiz

Ato që nuk durojnë dot burrat

Sipas një studimi të kryer në faqen betterbathrooms.com arsyet se përse zihen çiftet janë kotësirat. Me sa duket zënkat ndodhin zakonisht të enjten rreth ores 8 të mbrëmjes për rreth 10 minuta. Dhe janë pikërisht këto gërricjet e vogla të herëpashershmë që mund të të çojnë deri në ndarje. Por që mos e çosh punën deri aty, këtu ke një listë të dhjetë gjërave që gjysma jote e ëmbël nuk i duron dot. Po vazhdove më, vetëm i ëmbël që nuk do jetë.

– Turinjtë e varur për punët e shtëpisë

Problemet e lidhura me pastrimin, sidomos atë të kuzhinës, janë kënga e përhershme e parterëve. Ajo kërkon të dijë se përse nuk i ka pastruar njollat e vezës nëpër sobë e banak. Në këtë pikë burrat janë gati t’i hyjnë gjithë shtëpisë e ta bëjnë xixë, vetëm pusho!

– Dritat gjithmonë të ndezura

Ndoshta ngaqë përtojnë të ndërrojnë llampat aq shpesh, bashkëshortët e dashur i urrejnë të gjitha ditat e ndezura që rrinë kot, edhe pse në atë dhomë askush nuk po hyn prej orësh. Fike atë dreq dritë dhe do jesh rehat nga veshët.

– Qimet në pllakën e dushit

Burrat xhindosen kur uji grumbullohet në pllakën e dushit sepse pileta është zënë për të disatën herë nga flokët e saj të gjatë.

– Rrëmuja nëpër shtëpi

Pirgje me rroba, këpucë nëpër parket, që po i shkele rrezikon të thyesh qafën, enë të palara, rroba të papalosura. Bësojeni ose jo por shumica e burrave janë maniakë pas rregullit dhe pastërtisë. Një partnere e çrregullt i acaron.

– Mbeturinat e pahedhura

Kur kapaku i koshit nuk mbyllet sepse është plot, e çon durimin e tyre deri në limit. Patjetër që ai mund t’i kishte derdhur kur doli në mëngjes nga shtëpia, por duhet t’ia bësh gati te dera. Epo, ç’t’iu bësh!

– Shamitë dhe tamponët që pastron makijazhin

Sidomos shamitë në divan dhe tamponët me rimel e buzëkuq mbi lavaman. Më mirë hiqi sa je në kohë sesa të dëgjosh gjysëm orë grindje.

– Filxhanët nëpër shtëpi

Filxanë, gota, tavlla mbi tavolinë apo mbi skrivaninë e studios nuk shihen me sy dhe aq të mira nga bashkëshortët tanë të dashur.

– Një zapping i egër

Ai duhet të jetë mbreti i telekomandës. Kurrë mos ia merr këtë mjet pushteti, se i ikën truri. Pale pastaj kur i kalon kanalet shpejt e shpejt, pa u ndalur pak “sa të shohim ç’bëhet”. Më mirë lëshoja në dorë dhe ik.

– Telenovelat

Edhe pse shumë herë ata e privatizojnë televizorin duke parë orë e orë të tëra futboll, kur ajo sheh telenovela ata bëhen xhind. Ata nuk mund të rrinë as edhe një minutë duke parë serialin e preferuar të gruas së tyre të dashur.