Showbiz

Ato i kanë përndjekur e dimë, por lexoni rrëfimet e tyre për Elia Zaharinë, Rudina Magjistarin, Luana Vjollcën.....

Ato i kanë përndjekur e dimë, por lexoni rrëfimet e tyre

Elia Zaharias

“Jam e fejuara e Princit Leka i Dytë. Ka më shumë, mbi një vit që një femër më përndjek, veprimet e së cilës me kanë krijuar gjendje ankthi dhe frike. Kjo femër të cilën e kam identifikuar me emrin Fitore Bekteshi, në cdo vend që unë shkoj, vjen pak meje. Më shikon gjithë inat, por duke qenë se unë kam qenë e shoqëruar nuk ka mundur të më afrohet. Kjo femër, kur unë ndodhem në shtëpi, vjen dhe qëndron thuajse tërë ditën në rrugë. Ajo rri pas derës së banesës sime dhe natën herë pas here fillon të ulërasë me të madheb duke thënë “Princ të dua”. Shpesh herë detyrohem të ndryshoj rrugë kur e shikoj. Konkretisht me datë 10.07.2016 rreth orës 17.00 kur isha me Pricnin te restorant “T…” Fitorja vjen dhe ulet përballe nesh dhe kontrollonte cdo lëvizje tonën. Ne u detyruam të ngriheshim nga restoranti dhe vajtëm në banesën tonë. Ajo na u ngjit pas dhe mua më thoshte “unë ty po të përcjell”. Duke qenë se në muajin tetor të këtij viti do martohemi me pricnin, sot me datë 12.07.2016 rreth orës 14.30 kishin ardhur media të shumta, për të marrë reportazh. Gjatë filmimit që bënte një nga mediat ndërkombëtare të pedonalja dhe Galeria e Arteve përsëri Fitorja si cdo ditë na vihet pas duke na krijuar shumë shqetësim mua dhe princit dhe duke na dëmtuar imazhin. Mua më shikonte me inat, ndërsa princin e provokonte. Njoftova policinë, por në momëntin që mbërritën forcat, ajo iku me vrap. Përsëri Fitorja erdhi po sot (datë 12.07.2016) tek rrethimi i kangjellave të pjesë rrethuese dhe tentonte të futej brenda. Me veprimet e saj kjon shtetase me krijon gjendje ankthi dhe frike. Princi me ka thënë të bëj ankim në polici dhe të marrë rrugëzgjidhje ky problem, sepse kemi kohë që përndiqemi nbga ana e kësaj femre, e cila kohet e fundit është bërë edhe agresive.

Dëshmia e Fitores

Ka kohë që unë Princit Leka I kam shprehur se jam e dashuruar pas tij. Shpjegim tjetër nuk kam. Unë kam shkuar tek kinema Millenium, prej shumë kohësh, por nuk e dija që ekzistonte Leka. Një ditë teksa po rrija tek kangjellat, Leka ishte aty. U vështruam reciprokisht përtej gardhit për një moment të shkurtër. Ai ishte duke ecur me qentë e vet, por nuk më dha ndonjë shenjë, pasi nuk kishte asnjë arsye. Pas kësaj u ndjeva mirë, u tërhoqa nga Leka dhe fillova ta dashuroja në distancë megjithëse ai nuk më tha asnjë fjalë. Prej asaj dite unë shkoja shpesh tek ai lokal, arsyeja ishte se doja të shikoja Lekën…..një natë unë kam fjetur jashtë oborrit të vilës. Vajtjjet e mia atj, kanë pasuir si qëllim shprehjen e ndjenjave të mua ndaj lekës. Unë e dashuroj atë, nuk ja kam thënë me fjalë, por me veprimet e mia, me këngë vizatime, buzëqeshje, mendoj se ja kam shprehur. Për përndjekjen e Elia Zaharias, Fitore Bekteshi u dënua nga gjykata e Tiranës me gjashtë muaj burgim.

Si i përndoqi ditën e dasmës?

Ditën e dasmës nuk më kujtohet se cfarë kam bërë. Kam qenë tek Galeria e Arteve afër Vilës, kisha veshur rroba të zeza dhe pashë Elian dhe Lekën kur dolën nga makina. Elia nuse dhe Leka dhëndërr. Në momentin kur zbriti cifti nga makina unë I thashë Elias se fustanin e ke shumë të bukur. Ajo nuk tha gjë, por vazhdoi përpara. E dija që isha me masë sigurimi “arrest në shtëpi”, por përsëri dola nga shtëpia, pasi kisha kohë që nuk e kisha parë Lekën dhe doja ta shikoja për herë të fundit, megjithatë dashuria ime për të nuk ka mbaruar. Unë do ta dashuroj për së largu. Tek shtëpia e tij nuk do të shkoj më, nuk do ta ndjek me bicikletë. Do të gjeja menyra të tjera, jo ilegale, do të pastroj rrugët e shtëpia, do vazhdoj të shkoj nëpër protesta, por jo tani që jam me masë sigurimit, të kontribuoj për shoqërinë në punë vullnetare, në organizata.

Rudina Magjistari

Më 6 mars 2017, gjykata e Tiranës caktoi masë mjekësore “mjekim i detyruar ambulator” për Viola S., nën kujdesin e prindërve të saj, të cilët detyroheshin ta shoqëronin në mënyrë sistematike në qendrën komunitare të shëndetit mendor, për shkak se u provua se vuante nga probleme mendore. Viola S., akuzohej për përndjekjen e moderatores së njohur në TV Klan, Rudina Magjistari. Ishte vetë gazetarja që në mars të 2016 iu drejtua policisë dhe denoncoi faktin se përndiqej sistematikisht

Magjistari u shpjegoj hetuesve se ka një profil në rrjetin social FB me emrin e saj “Rudina Magjistari”. Prej muajit tetor deri në korrik 2015 ka marrë mesazhe në faqen e saj fan page në fb, nga një person që përdorte profilin me emrin Vjola S., me ofendime dhe fyerje për të dhe për persona të tjerë publikë. Gjithashtu fyente programin dhe tema që trajtoheshin aty. Me këtë profil ka lidhur dhe “fun page” po me emërtimin Rudina Magjistari, të cilat i administron dhe menaxhon vetë ajo. Gazetarja ka shpjeguar se nuk i ka kthyer kurrë përgjigje mesazheve dhe në një komunikim tjetër për këtë person, gjatë muajit janar 2015, ka marrë mesazhe nga ky profil, i cili kërkonte ndjesë për fyerjen, sharjet dhe i shkruante se po kalonte një periudhë delicate të jetës së saj dhe në momentin kur kishte shkruar, kishte humbur vetëkontrollin.

Magjistari ka pretenduar më tej se mesazhet e kësaj shtetaseje janë jo vetëm fyese dhe denigruese, por edhe më përmbajtje kërcënuese. Situata ka vazhduar e tillë për disa kohë me radhë. Në kushtet kur ky person e fyente dhe kërcënonte vazhdimisht, Rudina Magjistari është detyruar të bllokojë të gjitha adresat e rremë që bëheshin, sepse ky person krijonte një gjendje të vazhdueshme stresi.

Pas denoncimit të moderatores, hetuesit identifikuan të dyshuarën Vjola S., dhe në kuadër të hetimit morën dëshminë e babait të saj, Sali S. Ai ka deklaruar se e bija është 37 vjec dhe është beqare. Sipas tij, ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës Dega Inxhinieri dhe ka qenë një student shumë e mirë. Por prej 5 vitesh ajo vuan nga sëmundje mendore dhe madje merrte kurim. Ai ka shpjeguar gjithashtu se e bija e adhuronte gazetaren Magjistari.

E dyshuara Vjosa S., shprehej se nuk është ajo që i ka shkruar mesazhe kërcënuese gazetares, por këtë veprim e ka bërë sipas saj personi që u lexonte mendjen, i cili ka hyrë në shtëpi dhe ka shkruar në emër të saj. Sipas raporteve të ekspertëve psikiatër rezultonte se Vjosa S., vuante nga sëmundja e shëndetit mendor “crregullim delusional” tipi miks, ndaj është provuar se nuk ka qenë e përgjegjshme në kohën e kryerjes së veprës penale, pasi sjellja e saj ka qenë plotësisht nën ndikimin e crregullimit të mendimit (psikozës).

Luana Vjollca

Në dosjen e prokurorisë thuhet se: Luana Vjollca është moderatore pranë Top Channel. Që prej vitit të ri 2017 është përndjekur sistematikisht nga i pandehuri Besmir Lila, në format nga më të ndryshmet, si duke i dërguar lule, duke i dërguar sms, foto në cellular dhe duke e ndjekur fizikisht.

Kjo përndjekje ka vazhduar deri në datë 12 prill 2017, ku ka përfunduar në konflikt fizik ndërmjet të arrestuarit dhe të dashurit të Luanës, K.Ç.

Atë ditë Luana Vjollca ka qenë në punë dhe ka dalë për të shkuar në banesë me mjetin e saj dhe shoqërohej nga K.Ç, nga pas me mjetin e tij. Gjatë rrugës ka konstatuar një autoveturë tip Fiat që i vinte nga pas dhe i binte borisë. Ka fiksuar targën që ishte TR 65xx I dhe ka fiksuar fytyrën e personit që e përndiqte në vazhdimësi. Për shkak të trafikut, përballë hotel “R…”, Luana ka ndaluar dhe i arreestuari ka parkuar autoveturën dhe I ka shkuar te dritarja e makinës duke bërtitur të hapte xhamin. Aty ka shkuar K.Ç ka janë konfliktuar me të arrestuarin. Në zënke e sipër ka ndërhyrë policia duke arrestuar Besmir Lilën, të cilit i është gjetur dhe një pistoletë që mbante pa leje.

Nga printimi i sms nga telefoni i Luana Vjollcës, duket qartë - thuhet në dosje – se Besmir Lila e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme. Mes të tjerash ai i shkruante: “Motra kur të vi unë bie borë”, “tek shpia e vjetër jam unë…”, “motra, dua me realize një takim, për nder të më thoje dhe jo”, “jeta ime çpo bën”, “unë jam vec i joti”, “kam që në mëngjes që të pres ty”.

Pas arrestimit të Lilës, prokuroria ka marrë sërish në pyetje moderatoren, e cila ndër të tjera ka shpjeguar se është ndjerë e kërcëmuar nga përndjekja e vazhdueshme, duke u detyruar të ndryshojë mënyrën e jetesës. Për përndjekjen e moderatores, gjykata e Tiranës e ka cilësuar Fajtor Besmir Lilën, duke e dënuar me gjashtë muaj burgim.

Jorida Rustemi

Përndjekjes nuk i ka shpëtuar as psikologia Jorida Rustemi. Në prill të 2013, ajo kërkoi ndihmën e policisë, pasi përndiqej nga një person me emrin Nik Mehmetaj, të cilin e kishte pranuar si “friend” në rrjetin social FB edhe pse nuk e njihte. Ai ka filluar ta shqetësonte me mesazhe të ndryshme. Mes të tjerash, Rustemi ka shpjeguar për hetuesit, se ketu mesazhe kanë qenë të natyrës përndjekëse dhe për këtë arsye ajo e ka hequr nga facebook, duke e bllokuar me qëllim që ai të mos mundej ti shkruante. Por ky shtetasn ka mundur të sigurojë numrin e telefonit, të saj dhe në mënyrë të vazhdueshme e telefonte dhe i dërgonte mesazhe të ndryshme. Fillimisht e ka marrë në telefon, psikologia e njohur pretendon se I është prezantuar” “…alo nuk më njeh, Niku jam”. Kjo ka qenë dhe telefonata e parë. më pas ka vijuar ti dërgojë mesazhe kërcënuese si: “ruaju nga akrepat se mos të bezdisin”, “më ke gjithmonë nga mbrapa, se do na hapësh punë, do qëllojmë ndonjërin, mos u ekspozo shumë”, etj. Pavarësisht kësaj situate, psikologia sqaron se për shkak të statusit si pedagoge si dhe për të mos shqetësuar pjesëtarët e familjes, ka hezituar për të kërkuar ndihmë në polici. Por, situate është bërë më shqetësuese, kur krahas telegfonatave dhe mesazheve, ai ka shkuar edhe në zyrën e saj, duke pritur jashtë për ta takuar, e në disa raste duke tentuar të hyjë, por psikologia nuk e ka lejuar.

Në dëshminë e saj, ajo shpjegon më tej, se personi në fjalë, tenton vazhdimisht ta takojë dhe duke qenë se ajo nuk ka pranuar, ai është bërë agresiv në mesazhet që I ka dërguar. Ja nje prej mesazheve: “Po ca më thua ashtu moj sybykur që do të padis e kallëzoj…më bërtet e më bën, po pse më trajton kështu moj zyshe pse e mërzit sybykurin tënd.

Në një tjetër mesazh ai shkruan: “Dëshira imë është që dua ta kaloj këtë jetë me ty, dua të flijohem me ty e martohem. Dua të krijoj familje me ty”.

Pas denoncimit të Rustemit, policia e ka identifikuar të dyshuarin dhe vënë në pranga. Ai ka pranuar se e ka përndjekur psikologen. Mes të tjerash ka shpjeguar se në momentin që ajo ka ndërprerë komunikimin në fb, ai i ka gjetur numrin e celularit dhe ka nisur ta telefonojë e dërgojë sms, edhe pse Jorida Rustemi I ka kërkuar të mos e shqetësojë. Ai ka pretenduar më tej se insistimi I tij për të komunikuar dhe për ta takuar Jorida Rustemin, ka patur si qëllim shprehjen e ndjenjave, që kishte për tu martuar me të dhe jo për ta frikësuar apo kërcënuar atë.

Referuar vendimi të gjykatës, Kreshnik Mehmetaj, është dënuar me gjashtë muaj burg, por më pas është urdhëruar pezullimi I ekzekutimit të vendimit. Ai është vënë në provë për një periudhë 2 vjecare, kohë gjatë së cilës është urdhëruar të mbajë kontakte me shërbimin e provës, dhe të mos frekuentojë ambjentet pranë vendit të banimit dhe vendit të punës së Jorida Rustemit.

Jonida Shehu

Edhe moderatorja e mirënjohur, Jonida Shehu, nuk i ka shpëtuar përndjekjes. Në mars të 2015, ajo ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi ndihej e rrezikuar nga një person që e përndiqte. Në dëshminë dhënë në policia moderatorja ka shpjeguar se: Gjatë punës si gazetare në rrethana rastësore në 2012, është takuar me shtetasin Saimir Qefalia, i cili pasi i është prezantuar si shkrimtar i ka kërkuar asaj t’i redaktojë një libër. Moderatorja i ka thënë personit në fjalë, se nuk merrej me redaktime librazh, por pavarësisht kësaj, ai ka vijuar t’i sjellë shqetësime në mënyrë të përsëritur, të cilat lidhen me faktin e ndjekjeve prej tij gjatë lëvizjeve të moderatores, dërgimit të sms, shkrimeve në rrjetin social facebook apo edhe dërgimin e dhuratave si romane etj, në qendrën e punës, duke kënbëngulur të kishte një marrëdhënie me të. Moderatorja u ka shpjeguar hetuesve, se ka refuzuar në mënyrë të qëndrueshme pretendimet e personit në fjalë dhe ka vënë në dijeni familjarët e saj, rrethin e ngushtë shoqëror, si dhe ka kërkuar ndihmën e policisë. kjo e fundit ka kontaktuar Saimir Qefalinë, i cili ka pranuar shqetësimin që i ka sjellë moderatores. Por kjo ka ardhur nga dëshpërimi i tij që nuk mundi të bashkëpunonte me gazetaren, në realizimin e një filmi sipas motiveve të romanit të tij. Për të gjitha shqetësuimet e shkaktuara, ai i ka kërkuar falje dhe ka shprehur pendesë, ndërsa ka premtuar se nuk do ta shqetësonte në të ardhmen. Pavarësisht pendesës, ai nuk i shpëtoi dënimin, por vuajti për muaj burgim, sipas urdhërimit të gjykatës.