Aktualitet

Atletet e Ramës qenkan kthyer në veshje zyrtare. Kush është italiania që hoqi takat?

Ishte i pari që solli trendin me atlete në takimet me zyrtarë të lartë, por Rama mesa duket ka frymëzuar edhe gratë e fuqishme të ndjekin stilin e tij. Presidentja e Senatit të Italisë, Maria Elisabeta Alberti Casellati e cila ndodhet në një vizitë në Prishtinë u shfaq me veshje casual, ndërsa tek këmbët me një palë atlete sportive.  Ajo u takua me homologun e saj në Prishtinë, Kadri Veseli i cili ndryshe nga Maria shfaqet me kostumin serioz. Kujtojmë se Rama u shfaq me atlete në Samitin e Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Trieste të Italisë dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Mesa duket ia paska tërhequr vëmendjen edhe presidentes së Senatit të Italisë.

‘Sa i përket takimit, Italia mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës dhe proceset demokratike dhe zhvillimin ekonomik, që synon përmirësimin e mirëqenies së popullsisë’ ka thënë Maria Elisabetta Alberti Casellati në një intervistë sot në Prishtinë e cila u takua me Presidentin e Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli. Duke shprehur mirënjohje për arritjet dhe progresin e arritur nga Kosova, Casellati  deklaroi se Italia do mbështesë në të gjitha proceset dhe se mbetet e angazhuar për të mbështetur ekonominë e Kosovës. /Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/atletet-e-edi-rames-behen-tendenca-e-hollywood/

http://www.tiranapost.al/ndjekesit-ne-twitter-te-macron-lume-komentesh-per-atletet-e-edi-rames/

http://www.tiranapost.al/revista-prestigjoze-e-modes-njihuni-me-edi-ramen-liderin-me-atletet-adidas-dhe-stilin-e-pazakonte/