Kosova

Atje është jetë e mirë! Gruaja nga Kosova rrëfen si e mashtruan disa vajza që të shkonte në Siri

Atje është jetë e mirë! Gruaja nga Kosova rrëfen si e

Pak javë më parë disa gra nga Kosova u kthyen nga Siria. Ata ishin rekrutuar për t’ju bashkuar organizatës terroriste ISIS, po në të vërtetë mendonin se ishin përzgjedhur dhe se u ofrohej një jetë e mirë atje. Por si qëndron e vërteta? Dhe si u mashtruan?

Avokatja e njërës grua për gazetën Zëri në Kosovë se si u mashtrua dhe pranoi që të largohej në Siri. Ajo ka treguar se gruaja ishte bindur nga disa vajza të tjera për të mirat që e prisnin në Siri. Por ku shkoi atje, pa tmerrin me sy.

Emri i saj nuk zbulohet por sipas avokates Marigona Shabani u rekrutua para katër vitesh nga disa vajza të Kosovës duke iu bashkuar ISIS. Shkoi si beqare dhe më pas u martua e lindi tre fëmijë për katër vite.

Lexoni rrëfimin e plotë si më poshtë:

“E mbrojtura ime ka shkuar në Siri si viktimë e disa vajzave, të cilat e kanë ftuar për të shkuar atje, duke i thënë se atje është jeta e mirë dhe se nuk ka nevojë të brengosesh absolut për asgjë, e sidomos për gjëra materiale. Ajo është mashtruar nga këto fjalë dhe ka shkuar. Kur ka shkuar atje gjendja faktike ka qenë krejtësisht ndryshe. Ka parë se është luftë, pastaj për shkak të luftës vazhdimisht ka ndërruar vendbanim. Është përpjekur të kthehet në Kosovë, por nuk ka mundur”.

Avokatja shton se klientja e saj gjatë kohës sa ka qëndruar në Siri ka marrë edhe lëndime fizike, pasojat e të cilave vazhdon t’i vuajë edhe pas kthimit në shtëpi. Kujtojmë se me datë 20 prill, 110 shtetas nga Kosova u kthyen nga Siria. Ndër to, 32 janë gra, katër burra dhe 74 fëmijë. / Tiranapost.al. E.B