Aktualitet

Atentati në Vlorë, flet i plagosuri: Po pija kafe kur pashë që po më rridhte gjak nga këmbët!

Atentati në Vlorë, flet i plagosuri: Po pija kafe kur pashë

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në Vlorë. Dy banda janë përplasur dhe kanë qëlluar me armë zjarri nga dy makina në mes të ditës në zonën e Lungomare.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në afërsi të një lokali, ndërsa i plagosur ka mbetur një qytetar që nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe që nuk ishte objektiv i atentatit.

Dajko Cenodemaj është plagosur në këmbë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit, ai ka dalë nga spitali dhe ka folur për gazetarët.

"Po pija kafe me tre shokë. Dëgjuam të shtënat përballë nesh. Ne thamë se ishin fishekzjarrë, kur e pamë që ishin armë, qëlloheshin nga të dyja krahët. Edhe nga fuoristrada, edhe ata të tjerët, pastaj po vinin edhe në këmbë disa djem. U futëm të gjithë brenda. Kur u futëm brenda pash gjakun që po më rridhte nga këmbët, aty shoh që kisha marrë plumb në këmbë. Më mori një shokë me makinë me solli në spital", shprehet Dajko Cenodemaj.

Pas ngjarjes, policia ka gjetur të djegur një automjet në zonën e Babicës, në periferi të qytetit bregdetar, që dyshohet të jetë njëri grup të autorëve të atentatit./Referuar ReportTV/Tiranapost/A.C