Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Kejvina i kërkon gjykatës t’i kthejë celularin dhe makinën

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Kejvina i kërkon gjykatës t’i

Velina Kejvina Kthella i kërkon Gjykatës së Krimeve të Rënda që t’i kthejë mbrapsht automjetin, celularin dhe t’i zhbllokojë llogaritë bankare. Për Kejvinën ishte vendosur sekuestro nga trupi gjykues mbi këto dy objektet dhe llogarive të saj, pasi u mor në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në 1 nëntor ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja.

Lajmi konfirmohet nga mediat informative, që bëjnë me dije se kërkesa e Kthelës do të shqyrtohet nga gjykatësja Daniela Shirka.

Emri i saj u zbulua pasi i arrestuari Redjan Rraja e përdori si alibi për ditën kur ndodhi ngjarja, pasi pretendoi se në ato momente ndodhej me Kejvinën. Kjo e fundit rezulton se kishte njohje me Rrajën, i cili akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit, ku mbeti i vdekur shoferi i tij, Andi Maloku.

[caption id="attachment_441991" align="alignnone" width="478"]Foto e publikuar nga Tema[/caption]

Mediat shkruajnë se ajo kishte komunikime të shpeshta me Rrajën dhe se kishte në përdorim një makinë luksoze në pronësi të tij, që kushton rreth 30 mijë euro.

24-vjeçares iu sekuestrua telefoni për të mësuar të dhëna të tjera, në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Rraja ditët para atentatit, në momentin e ngjarjes dhe pas tij./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/kejvina-reagon-per-here-te-pare-pas-lajmeve-te-lidhjes-me-redjan-rrajen/

http://www.tiranapost.al/kejvina-perdorte-makinen-e-redjan-rrajes-te-arrestuarit-per-atentatin-e-prokurorit/

http://www.tiranapost.al/atentati-i-prokurorit-ndoja-kejvina-kthella-u-pyet-per-10-ore-per-redjan-rrajen/