Aktualitet

Atentati i prokurorit Ndoja/ Kejvina Kthella u pyet për 10 orë për Redjan Rrajën

Atentati i prokurorit Ndoja/ Kejvina Kthella u pyet për 10 orë

Një vajzë e njohur e ekranit shqiptar u thirr për të dëshmuar lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, të ndodhur pasditen e 1 nëntorit. Sot “shqiptarja.com” shkruan se, vajza e showbiz-it është Kejvina Kthella, që sipas medias ka pasur një raport të afërt me të arrestuarin e vetëm për sulmin me armë, Redjan Rrajën, u mor në pyetje për 10 orë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

“Dyshimet janë se dyshja ka pasur një raport përtej miqësisë”, shkruan portali, por nuk bëhet e qartë marrëdhënia që i lidh bashkë.

Ndërkohë që për këtë rast gazetari Spartak Koka tha në emisionin “Opinion”: “Mbrëmjen e së martës ëhstë mbajtur për 10 orë pasi është marrë në pyetje në cilësinë e personit që mund të kenë informacione për lëvizjt apo aktivitetin e Redjan Rrajës”.

Ndërkohë raportohet se velinës 24-vjeçare i është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga ‘zbërthimi’ i tij të merren vesh të dhëna të tjera, në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Rraja ditët para atentatit, në momentin e ngjarjes dhe pas tij./ Tiranapost.al

E zbuloi ADN-ja. Kapet teksa po arratisej kushëriri i deputetit Rrahman Rraja për atentatin e prokurorit

Detaje/ Ardi Veliu mbledh strukturat drejtuese të policisë, kërkon informacione për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Momenti kur prokurori Ndoja dhe 2 të plagosurit u nxorën nga makina nga dëshmitarët

Foto/ Plagoset prokurori Arjan Ndoja, sulmohet me armë makina ku po udhëtonte me një person me precedent

Kush është “i forti” i Sukthit në makinë me prokurorin Ndoja? Historia e para 3 viteve kur dhunoi biznesmenin libanez