Aktualitet

Atentat në Shkodër, plagoset Syrri Muhametaj

44 vjeçari është në gjendje të rëndë pas një prite ku ka marrë dy pumba
Atentat në Shkodër, plagoset Syrri Muhametaj

Atentat mafioz në shkodër. Plagoset në një pritë mafioze Syrri Muhametaj. Shtetasi në fjalë i cili njihet në qytet për aktivitetin e tij i është zënë pritë nga persona të panjohur. Ata e kanë qëlluar teksa ai lëvizte me makinë. Gjithsesi Mehmetaj ka shkuar vetë në spital i plagosur me dy plumba dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që është sekuestruar autovetura tip "Benz" me targë AA 031 NL.

KUSH ESHTE I PLAGOSURI

Syrri Mehmetaj, i cili sot eshte qelluar me arme zjarri eshte person me precedente te meparshem penal.

Ai eshte arrestuar ne vitin 2011 pasi i ka vjedhur nje gruaje 45 mije leke me force. Gjithashtu, Mehmetaj eshte arrestuar edhe 1 vit me pare per vjedhje te energjise elektrike.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 26.12.2016 rreth orës 11.50 njoftohemi se në spitalin rajonal Shkodër është dërguar një person i plagosur.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë Shkodër të cilët konstatuan se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi S.M. 44 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në territorin e spitalit është gjetur dhe sekuestruar autovetura tip “Benz” me targë AA 031 NL, e dyshuar si e goditur me armë zjarri.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.