Aktualitet

Atëherë kur gishtat dhe shqiponja kishin tjetër kuptim

Ishte koha kur gishtat i kishte Partia Demokratike. Shqiponjën e vishnin si liri. Në shesh nuk i sillte njeri me autobusë, por vinin vetë!

Fotoja e mësipërme është nga lëvizja e madhe e 8 dhjetorit, në kapërcyell të dy epokave, e që detyroi liderin e fundit komunist Ramiz Alia të ulej në bisedime me studentët që kërkonin ndryshimin e sistemit.

Por përgjatë viteve, simbolet dhe idealet e pastra të asaj lëvizjeje studentore u keqpërdorën për interesa të ethshme pushteti.

Kushdo që njeh dikë në këtë foto, të na shkruajë! Do ishte fantastike të flisnim me njërin prej tyre! Gëzuar Rinia shqiptare!/Tiranapost.al