Aktualitet

Shihemi në Veri!

Shihemi në Veri!

“A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?”, është një bestseller mjaft i njohur në Shqipëri, por këtë herë ne e morëm hua për të hapu shkrimin e sotshëm me fotot e rrjeteve sociale të personazheve të politikës, që kanë veruar larg plazheve. Ja disa prej tyre që në Veri kanë gjetur rehat duke u mbushur me ajër

“Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa momente nga pushimet malore në Kosovë. U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë. 12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore, detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit”. Kështu e ka përmbledhur presidenti Ilir Meta ditarin e tij të pushimeve malore të kësaj vere përvëluese. Bashkë me Monikën dhe Erën kanë bërë plot 12 ditë pushime në mal

Kanë ngjitur maja të larta, veshur me rroba shumë të trasha se të Tiranës ku dielli përvëlonte

Kanë pushuar në burime me ujë brisk të ftohtë. Sigurisht kanë përfituar nga rasti për të bërë foto

Kanë shijuar mjedrat dhe boronict më të mira në botë, siç i quajti presidenti prodhimet e kësaj ferme në Brezovicë

Kanë takuar njerëz e kanë dhënë këshilla destinacionesh si ky hotel në Bjeshkët e Rugovës, nga ku familja presidenciale ka mbetur shumë e kënaqur dhe në ka dhënë premtimin se aty do të kthehen shumë shpejt

Familja e Jozefina Topallit ka zgjedhur Razmën, aty ku kanë edhe një shtëpi të tyren, për të kaluar verën larg vapës së Tiranës. Kjo foto u shoqërua me shumë komente për rikthimin në PD të zonjës Topalli, e cila së bashku më bashkëshortin, djalin që shkrep selfien, vajzën dhe qenin, dhanë veç një buzëqeshje dhe vetë zonja Topalli mori jo pak mbështetje. Ajo vijon të ketë një figurë të lartë në publik.

[caption id="attachment_264039" align="aligncenter" width="3264"] Ditmir Bushati me nipin dhe djalin e tij Martin, gjate diteve te pushimit ne Alpe[/caption]

Shkodrani Ditmir Bushati mori nipër e fëmijë e shkoi ne majën e veriut duke përcjellë mes fotosh pamje fantastike të veriut të Shqipërisë.

Aq shumë i ka pëlqyer kjo kohë e kaluar në këto zona, sa i ka bërë një album shumë të imtësishëm, me detaje, informacione, këshilla për të pirë kafenë në lokale karakteristikë të zonës, cepa për t’u vizituar e njerëz që na i ka prezantues edhe ne, miqve të tij virtualë. Shihni fotot por edhe lexoni diciturat e imtësishme që ka shkruar.

Pas fotove me nipin dhe të birin, nuk ka harruar të postojë një foto që të kujton devizën e Edi Ramës për bashkëqeversje me popullin. Ky në foto është Besniku, një banor i Lëpushës që ministri ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij, duke mos harruar që puna nuk lihet e gjitha në zyrë.

Duket aq i dehur nga bukuritë e Apleve, sa i ka gjetur Lëpushës edhe një emër të ri, e ka quajtur Hirushe.

Majlinda Bregu gjithashtu nuk ka harruar veriun këtë verë. Edhe pse nga disa foto duket se ka kaluar kohë të mirë megjithë familjen në Itali. Por një xhiro në livandot e Razmës ish-ministrja e Integrimit s’e ka lënë pa bërë dhe ndarë me ndjekësit e saj. Ajo në intervistat e saj nuk e fsheh dashurinë që ka për veriun, madje në librin që botoi para tre vjetësh “Ikeja”, ka përdor shumë fjalë nga gegnishtja.

Këtë verë kanë zgjedhur veriun dhe na kanë dërguar prej andej kartolina aq të bukura si reklama më e mirë që mund t’i bëhet këtij vendi. /Tiranapot.al