• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha

    Ata që na përqeshin meritojnë vetëm mëshirën tonë


    “Platforma e bashkëqeverisjes” ka mbledhur sërish kryeministrin Edi Rama me një grup qytetarësh që kanë gjetur zgjidhje për problemet e tyre falë kësaj platform.

    Kryeministri reagoi edhe ndaj akuzave të opozitës, të cilët e quajnë “shoë” takimin e përjavashëm të Ramës. “Ata që na përqeshin meritojnë vetëm mëshirën tonë”, tha Rama

    “Platforma e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam” është transformimi përmes inovacionit përmes zyrave të kudondodhura. Ajo zëvendëson letrat e drejtuara ministrive. Platforma mundëson që qytetari të jetë i pari. Kush do punë pa kushte, le ti drejtohet platformës. Kush na kritikon është i mirë se ardhur, por kush na përqesh meriton vetëm keqardhje dhe mëshirën tonë.

    Janë me mijëra raste që nuk janë zgjidhur historikisht, asnjë qeveri e mëparshme nuk ua ka dhënë njerëzve këtë mundësi dhe nuk ka qenë e hapur për njerëzit. Qeveria jonë i jep fuqi njerëzve pa përkrahje, që nuk kanë mundur të ngrenë zërin dhe të dëgjohen” tha Rama.

    Gjatë takimit, rama foli edhe ankesën e disa tregtarëve të makinave, të cilët nuk lejohen më të importojnë asnjë autoveturë me moshë më të madhe se 10 vite, e që nuk përmbush së paku normën e motorit “Euro 4”.

    “Javën e fundit më ka ardhur një mori mesazhesh nga subjekte të tregtisë së makinave që shprehin shqetësim lidhur me efektet e normës së re të përcaktimit të një kohe për tregtimin e makinave në Shqipëri. I kam ndjekur me vëmendje këto ankesa dhe ju kam kërkuar të realizojnë një dëgjesë me të gjitha subjektet, që përveç shqetësimit shprehën edhe sugjerime mjaft racionale. Ne kemi praktikë dëgjimin e njerëzve, komuniteteve dhe grupet e interesit. Nisemi nga parimi që ne nuk i dimë të gjitha”,- tha Rama/Tiranapost/A.C