• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha Tech

    Ata që janë nën 18 vjeç nuk do t’i shohin më këto postime në Instagram


    Këtë të mërkurë Instagrami njoftoi një politik të re të tijën, që do të kufizojë dhe në rastin më të keq do të heqë, imazhe me përmbajtje që promovojnë humbjen në peshë apo ndërhyrjet plastike.

    Kjo politik do të nisë në Instagram, por më pas do të ndikojë dhe në postimet e Facebook-ut.

    Përdoruesit që janë nën 18 vjeç (sipas të dhënave të tyre në rrjetet sociale) do të kufizohen nga publikimet që promovojnë përdorimin e produkteve të caktuara për të rënë në peshë, nga procedurat e ndërhyrjeve kirurgjikale apo nga postime që nxisin përdoruesit të blejnë produkte ose që përfshijnë çmimin.

    Ky vendim është marrë pas rritjes së numrit të influencuesve të marketingut në rrjetet sociale.

    “Ne dëshirojmë që Instagrami të jetë një vend pozitiv për të gjithë ata që e përdorin dhe kjo politikë është pjesë e punës sonë për të ulur presionin që njerëzit ndonjëherë mund të ndjejnë si rezultat i mediave sociale”, tha menaxherja e këtij sektori Emma Collins.

    Kompania planifikon të prezantojë një opsion në javët e ardhshme që do t’i lejojë përdoruesit të raportojnë një postim brenda aplikacionit nëse mendojnë se shkel politikën e re.

    Ideja është gjeniale!/ Burimi BuzzFeedNews/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]