Aktualitet

Ata janë shoqni pa rrena

Historitë e miqësive të të famshëve janë një vorbull e madhe kurioziteti për ne, veçanërisht kur nëpër grupe ka hyrje-dalje, por sidomos dalje. U menduam dhe mund të sjellim pafund raste dy mikeshash e miqsh prej një jete, po kur është fjala për grupe prej më shumë se tre vetash e më shumë, gishtat e dorës dalin e teprojnë. Dhe përvoja ka treguar se sa më shumë të zgjerohen grupet, aq më shumë tentohet të ketë qejfmbetje e largime, megjithatë ne mund t’ju sjellim ca raste, që megjithë ulje-ngritjet, i kanë rezistuar ekranit.

1-4 mikesha përgjithmonë të tilla. E thotë vetë Lili Ismajli në këtë foto të postuar në Instagram.

[caption id="attachment_126553" align="aligncenter" width="582"]grup4 Lili Ismajli, Vera Grabocka, Valbona Selimllari, Alketa Vejsiu[/caption]

Vera dhe Alketa nuk mund t’ia besojnë askujt tjetër spektaklet veç Lilit se fytyrën jo e jo. Edhe Valbona gjithashtu ka vite që ka harruar si është të lyhesh nga dora e dikujt tjetër.

[caption id="attachment_126554" align="aligncenter" width="591"]grup5 Miqesia Lili Ismajli, Vera Grabocka, Valbona Selimllari, Alketa Vejsiu,[/caption]

Ashtu si Vera s’mund t’i besojë askujt tjetër prezantimin veç Alketa Vejsiut. Një miqësi në thelb të së cilës qëndron një marrëdhënie besimi.

grup6

2-Një miqësi jo e vjetër, por e lashtë ajo mes Aleksandër Gjokës, Elton Dedës dhe Redon Makashit. Në vitin 1996 fituan zemrat e të gjithëve me hitin ‘Të pranoj si je’ dhe 20 vite më vonë me koncertin e Tre Musketierëve.

[caption id="attachment_126556" align="aligncenter" width="480"]musketier1 Tre Musketieret-1996[/caption]

[caption id="attachment_126557" align="aligncenter" width="508"]musketier2 Tre Musketieret-2017[/caption]

Nuk do të ndodhte kjo nëse në themelet e kësaj krijimtarie nuk do të ishte një miqësi e fortë.

3-Çunat e Threedots janë nga ato grupe, ku nëse i sheh nga jashtë, mendon se me ta nuk pushon dot së qeshuri ndonjëherë dhe s’bëhet fjalë të ketë grindje mes tyre. Po ndonjëherë Dj. Viki nevrikoset dhe përfundon në videot e shokëve të grupit, ku bashkë me ta qeshim edhe ne.

[caption id="attachment_126558" align="aligncenter" width="591"]grup7 Flori Mumajesi dhe Vik Kraja[/caption]

[caption id="attachment_126559" align="aligncenter" width="594"]grup8 Flori, Dj. Viki, Bruno[/caption]

[caption id="attachment_126560" align="aligncenter" width="592"]grup9 Cunat e Threedots[/caption]

Flori është shtylla kryesore që i ka bërë bashkë në një marrëdhënie kryesisht profesionale, por edhe miqësore dhe kjo e fundit ngjan goxha e fortë.

-Kejsi, Olta dhe Juliana, nuk e dimë se kur janë bërë mikesha për herë të parë, ndoshta që prej kohës kur të treja këndonin ‘Tek Stela’, por që atëherë nuk janë ndarë më. Nga kafet e lagjes deri në koncertet jashtë vendit, rrallë i shohim të ndara.

[caption id="attachment_126561" align="aligncenter" width="601"]grup10 Kejsi Tola, Juliana Pasha, Olta Boka[/caption]

[caption id="attachment_126562" align="aligncenter" width="594"]grup11 Kejsi Tola, Juliana Pasha, Olta Boka[/caption]

[caption id="attachment_126563" align="aligncenter" width="551"]grup12 Kejsi Tola, Juliana Pasha, Olta Boka[/caption]