Lajme nga Bota

Asnjë nuk mbijetoi/ Irani nis arrestimet për rrëzimin e avionit ukrainas

Asnjë nuk mbijetoi/ Irani nis arrestimet për rrëzimin e avionit

Nisin arrestimet në Iran lidhur me personat përgjegjës për rrëzimin e avionit ukrainas, ë i mori jetën 176 personave. Gjyqësori në Teheran njoftoi për arrestimet, por pa dhënë më shumë detaje. Sipas mediave të huaja, lidhur me incidentin tragjik janë arrestuar 30 ushtarakë.

"Irani ka filluar një hetim të gjithanshëm mbi aeroplanin" e rrëzuar dhe ka arrestuar disa persona përgjegjës’, tha zëdhënësi i gjyqësorit në Teheran, duke mos tregoi numrin e saktë të personave që përfunduan në pranga dhe as identitetin e tyre. Ai tha gjithashtu se ‘Kutitë e zeza’ e Boeing-ut ukrainas do të dërgohen në Francë për t'u analizuar.

Ndërkohë që homazhet për viktimat u shndërruan në protesta, që vijuan për të katërtën ditë radhazi duke kërkuar rrëzimin e regjimit.

Përmes thirrjeve dhe parullave, protestuesit kanë akuzuar pushtetin se ka zëvendësuar elitat intelektuale me fetarë të regjur. Ndërkohë një zyrtari i lartë i Drejtësisë iraniane ka paralajmëruar protestuesit të mos marrin pjesë në protesta të mëtejshme antiqeveritare.

Nga ana tjetër, Ukraina po kërkon nga Irani qasje të plotë në dokumenteve, dënime shembullore për ata që janë përgjegjës.

Avioni Boeing 737 u godit të mërkurën e kaluar nga një raketë teksa po fluturonte mbi Teheran. Ndonëse regjimi mohoi fillimisht se ishte përgjegjës për ngjarjen, presioni ndërkombëtar e detyroi të pranonte se rrëzimi ishte aksidental.

Shumica e viktimave ishin kanadezë dhe ukrainas, ndërkohë që drejtuesit iranianë kanë kërkuar falje për ngjarjen dhe kanë marrë përsipër dëmshpërblimet./ Tiranapost.al