SPORT

Askush si Karlo

Ai pa frikë mund të konsiderohet si trajneri më i mirë i viteve të fundit. Carlo Ancelotti, tashmë është një trajner legjendë në futbollin europian.

57-vjeçari italian me shpalljen matematikisht të Bayernit kampion i Bundesligës, shndërrohet trajneri i parë që arrin ta fitojë titullin në katër nga pesë kampionatet më të forta në Europë, në Serinë A, Premier League, Ligën e parë franceze dhe së fundmi në Bundesligë.

Por nuk duhet harruar fakti që në krye të Realit edhe pse nuk u shpall kampion i Spanjës arriti të triumfonte në Championsin League për herë të tretë si trajner.

Kjo është hera e parë që një trajner fiton titujt kampion në 4 nga 5 kampionatet më të fortë në Europë.