SPORT

Askush si Benzema, vendos rekordin e historisë 117-vjeçare të Real Madridit

Askush si Benzema, vendos rekordin e historisë 117-vjeçare të

Karim Benzema është bërë lojtari i parë i Real Madridit, që ka shënuar tetë gola radhazi, pa asnjë ndalesë. 31-vjeçari ka shënuar tetë golat e fundit të “Los Blancos”, diçka që ndodh për herë të parë në historinë 117-vjeçare të klubit.

Edhe legjenda e vërtetë e Merengues, Cristiano Ronaldo, golashënuesi kryesor i të bardhëve gjatë gjithë historisë, nuk ishte në gjendje ta arrinte këtë rekord.

Kjo seri golash të Benzema filloi katër javë më parë, kur shënoi në minutën e fundit të fitores 3-2 kundër Huesca. Francezi shënoi pastaj në humbjen 2-1 ndaj Valencias, para dopietës në fitoren 2-1 ndaj Eibar.

Benzema shënoi edhe në barazimin 1-1 kundër Leganes, të hënën, por e bëri të vetën “skenën” mbrëmë, duke ralizuar një “hat-trick” kundër Atletico Bilbao.

Benzema e ka gjetur 30 herë rrugën e rrjetës në 50 ndeshje të luajtura këtë sezon, duke qenë zëvendësuesi më dinjitoz i Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”, pasi portugezi shkoi te Juventusi verën e vitit të kaluar. /XH.K