“Në këtë jetë edhe gënjejmë edhe na gënjejnë nga njëçik”, tha Jovan Bregu dhe nuk e kishte gabim. Kushedi se sa herë gjatë ditës përballemi me gënjeshtra, ca i qujanë të bardha (që s`na bëjnë dëm), po ç`rëndësi ka të bardha a të zeza. Do të preferonim të dëgjonim gjithmonë të vërtetën dhe do ishte mirë që atë të tregonim gjithmonë. Megjithatë, e tillë ëhstë bota. Ca gjëra nuk mund t`i zhdukim plotëisisht. Ndaj ajo që mund të bëjnë është të njohim karakteristikat e një gënjeshtari. Gjuha e trupit, ajo joverbale që nuk bëhet përmes fjalëve, tregon edhe më shumë se vetë fjalët. Hidhi një sy shprehive që merr fytyra e dikujt që po gënjen, që askush mos të të bëjë për budalla.

Dikush që po gënjen i lëviz sytë majtas-djathtas.
I pulit qepallat më shpejt se zakonisht.

I mbyll sytë për disa sekonda.

I çon shikimin lart dhe djathtas, ndërkohë që flet.
Ose majtas, poshtë.

Qesh i sforcuar dhe këtë s`e ke fare të vështirë ta kuptosh.
E shmang shikimin sy me sy me ty.

I mbledh buzët gjatë gjithë kohës.
Ka më shumë energji se zakonisht. Flet më shpejt dhe lëviz më shumë.
Përshtatur nga: Roba Da Donne
F.H/Tiranapost.al
Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]
