Art & Kulturë Libra Librat e Arlindës Te gjitha

Ashtu si dashuritë e Javier Mariasit


“E keqja është kur na ndodh diçka dhe nuk rregjistrohet, as nuk shihet as nuk dëgjohet apo ajo çka do na thuhej në telefon dhe nuk u përgjigjëm nuk do të thuhet më asnjëherë, apo dhe nëse thuhet , nuk do jetë e njëjta gjë dhe as me të njëjten ndjenjë” . Ky fragment nga romani “Një zemër kaq e bardhë” të shkrimtarit spanjoll Javier Marias i botuar në vitin 1992 , mbase është krejt filozofia përshkruesë dhe transemtuese e këtij stiltisti të rrallë të fjalës. Nënvetdëija e lexuesit e ngacmuar siç ngacmohet lëkura më gjilpërë duke e ditur se ajo çfarë vjen pas saj është ndoshta ndonjë rrëkezë gjaku e vogël, ashtu siç janë dhe guackat apo mendimet e fshehura tonat të strukura në dhoma të fshehta, të pazbuluara qëllimisht. Letërsia e tij vjen si heshtë e çeliktë, e mprehtë, e ftohtë dhe zbuluese e gatshme për të na e çjerrë maskën e njëklohësisht për të na zhveshur nga komplekset e të qënit njeri i ngurtë e pa mendime dyshuese që në fakt janë tepricat e mendimeve që na shtyjnë të ecim drejt një qëllimi final. Zbulimit të të vërtetave që jo rrallë herë i fshehim, jo se druajmë por më rëndë akoma, kemi frikë ti mendojmë e aq më tepër të zgjedhim ti bëjmë të dukshme.

“E vërteta nuk shndërrohet kurrë , sepse e vetmja e vërtetëështë ajo që nuk njihet nga askush dhe që mbetet e patransmetuar , ajo që nuk përkthehet në fjalë ose në imazhe” është një tjetër kumt filozofik i shpallur nga shkrimtari filozof Javier Marias, i cili duke depertuar si turjelë brënda mendimit njerëzor arrin të na e nxjerrë në sipërfaqe frikën e madhe ndaj së vërtetës. Atë frikë që pak shkrimtarë na e kanë thënë kaq “shkoqur” dhe pa mëshirë si Marias.

Javier Marias lindi në 20 shtator 1951 në Madrid dhe është i biri i filozofit Julian Marias Aguilera i cili për shkak të bindjeve republikane u detyrua të merrte rrugën e mundimshme të emigrimit drejt SH.B.A-ve. Mariasi që i vogël shfaqi aftësi jo të zakonta në të shkruar. I rritur nën ndikimin shkrimtarit ruso-amerikan Vladimir Nabokov dhe poetit Jorge Guillen me të cilët ndanin të njëjtën godinë banimi , atij ju ngjiz mendimi filozofik dhe trajtimi i veçantë i diversiteteve shoqërorëçka më vonë do përbënin thelbin e pjekurisë së tij letrare. Mbaroi studimet për letërsi pas rikthimit në Spanjë dhe më pas u zhvendos në Londër ku për dy vite dha letërsi spanjolle në Oksford, për të nisur më pas jetën e shkrimtarit profesionist.

“Ajo që të prek më shumë në një roman është të provosh situate dhe emocione të vërteta që i dije por nuk e dije se i dije” dhe në të vërtetë teksa lexon Mariasin, në kokë të rri pezull gjithmonë mendimi i përsëritur i qasjeve te njejta jetësore apo shpjegimit rrënjësor të asaj çka na ka ndodhur por që s’kemi mundur ta ruajmë apo ta fotografojmë për ta kthyer në eksperiencë. Në romanin “Një zemër kaq e bardhë” ashtu si tek “Nesër në betejë mendo për mua” apo dhe tek “Ashtu si dahuritë” ngjarjet kruspullohen në një drejtim të vetëm, atë të rrëfimit të mëkatit thelbësor nga personazhi dytësor, herë në rolin e rrëfyesit e herë në rrolin e dëgjuesit. Janë subjektet herë herë të paqarta e herë të komplikuara që njëkohësisht nuk janë subjekte por thjesht dhe vetëm situate të ndërthurura në shërbim të përshkrimit, sepse Marias i tillë është, prozator , filozof dhe “lojcak” i jashtëzakonshëm i mendimit filozofik nëpërmjet përshkrimit stilistik të prozës. E pamundur të mendosh gjersa lexon Mariasin dhe gati e pamundur t’i fshihesh së pas çdo situate vjen zbërthimi dhe ajo çka lexuesit i mbetet është vetëm pajtimi si rrugë e padevijueshme. Misteret e veprës paqtohen me përfundimin, dhe ajo çka deri para leximit ishte e tmerrshme ta konceptoje, në fundin e tij është normalitet dhe zhvillim rrjedhimor i situatës duke na thënë se jeta merr kuptim nga njerëzit dhe njerëzit të tillë janë , plot sekrete e të fshehta.

Dhe dashuria është ajo çka fshihet më së shumti në subjektin e Marias dhe jo pa qëllim, duke dashur të injektojë pranimin e dashurisë jo si dukuri që duhet trumbetuar por si njësi thelbësore që lind e vdes me njeriun. Se përmbi dashuri, njehësohen urrejtjet, intrigat, të fshehtat dhe tradhëtië si njolla të errëta mbi jetën e gjithsecilit. Se çfarëdo që ndodh mes nesh duhet pranuar dhe se mëkatët ashtu si dashuritë, formojnë trajtat njerëzore, mendimet e errëta. Udhët e pashkelura të marrëdhëniev ndërmjet qënieve që aq sa të ngatërruara gjenden mes nesh po aq të qarta na serviren në veprën e Mariasit. Shkrimtari e do njeriun dhe këtë ndjenjë e shpreh duke na e paraqitur të vërtetën si qetësi dhe shpëtim, dhe mbi gënjeshtra dhe fiksione të krijuara qëndron gjithmonë kjo e vërtetë , si bërthamë që hidhëron e njëkohësisht paqton njeriun me vetveten. Kjo e vërtetë e zhveshur para nesh, është busulla e lexusit dhe dashuria e shkrimtarit të kurorëzuara më së miri si një i vetëm qëllim./Nga Liridon Mulaj/Tiranapost/A.C