• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Ashley Graham tregon strijat dhe kilet e shtatzënisë dhe rrjeti e miraton njëzëri


    Javën e kaluar Ashley Graham njoftoi, së bashku me burrin e saj Justin Ervin, me të cilin është martuar nëntë vjet më parë, se janë në pritje të fëmijës të parë dhe menjëherë më pas bëhet përsëri ikonë #bodypositive. Modelja me përmasa large ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku pozon e zhveshur dhe shfaq të gjitha papërsosmëritë e trupit, shoqëruar me komentin: “E njëjta gjë, por pak më ndryshe”.

    View this post on Instagram

    same same but a little different

    A post shared by A S H L E Y G R A H A M (@ashleygraham) on

     

    Fotoja deri më tani ka mbledhur gati 1.3 milionë pëlqime dhe 22 mijë komente mbështetëse nga gra të vërteta, që e falenderojnë për vërtetësinë dhe vetëbesimin që iu jep.

    Graham është një kampione e vetë-pranimit, aq shumë sa që disa muaj më parë u grind me ata që retushuan fotot e saj. Në numrin korrik të Harper’s Bazaar ajo shpjegoi gjithashtu se, megjithëse një pjesë e industrisë së modës po ndryshon, ka një rrugë të gjatë për të bërë. “Mungojnë akoma shembuj të diversitetit në pasarela, por unë vlerësoj stilistë si Prabal Gurung, Christian Siriano dhe Michael Kors, të cilët janë pionierë të këtyre ndryshimeve,” shpjegoi ajo./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690