• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    Asgjë për modën kësaj here. Por kam zbuluar një Monte Carlo ngjitur me ne


    Po të më thonë sot përsëri a do të ktheheshe në Maqedoni, mbase do t’i thosha jo. Sepse disa vende vizitohen vetëm një herë ose maksimumin dy, nëse të kanë pëlqyer aq shumë. Duke qenë se në Maqedoni mund të flasësh edhe shqip, nuk të duket sikur je jashtë shteti. Disa prej jush e di që nuk e duan këtë fakt, se me të drejtë dëshirojnë që pushimet e tyre të kenë gjuhë tjetër.

    Foto nga Struga

    Nga Tirana në Strugë është thuajse 2-3 orë rrugë, me trafikun e doganës. Nuk ka vende aq të bukura për autogrill, ndaj merreni kafenë tuaj me vete. Por pamja gjatë gjithë rrugës është plot me gjelbërim.

    Ohri është qyteti që i jep karakter vendit, sepse të ofron një tjetër mënyrë pushimi. Shtëpizat e vogla buzë liqeni, ngjitur me murin rrethues të kështjellës,(ose kalasë, nuk jam e sigurt si e quanin banorët), janë gjëja më e bukur që mund t’ju zënë sytë.

    Foto nga Struga

    Ajo që më pëlqen tek këto shtëpizat, është se mund të krijosh komoditetin tënd. Ushqimi vëndas nuk do t’ju pëlqejë, ndaj sigurohuni ta gatuani vetë një vakt të paktën. Në Ohër keni dhe restorante italiane, kur t’ju marrë malli për pizza apo pasta.

    Foto nga Ohri. Shtëpizat buzë liqeni

    Vizitoni kalanë e vjetër, pazarin dhe gjithë bregun e liqenit. Do surpizoheni se si një vend aq i vogël, ka aq shumë asete natyrore. Teksa shëtisni, do t’ju tërheqin vëmendjen marinarët e moshuar që janë veshur aq me stil!

    Shtëpizat në Ohër

    Rruga deri në Ohër është “Egnatia” e cila vazhdon deri në Selanik. Duhet ta pranoj që cappuccino të shijonte më shumë aty se në Shqipëri, dhe pse ne mbahemi me të madh. Do bëni pafund foto të bukura! Sepse ka Manastire, ura të vjetra dhe të reja, brigje liqenore me mole dhe varka. Merrni veshje të bardha me vete, ndonje fustan të punuar me grep (pambuku), këmisha dhe kapele marinari. Mos harroni veshjet e plota, sepse temperaturat janë më të ulëta se në Tiranë.

    Foto nga Manastiri i Kalishta

    Do kënaqeni me familjen tuaj, dhe do çlodheni teksa shijoni diellin. Resorti Izgrev ka dhe parkun ujor më të madh dhe do e shijoni, nëse jeni fans i hedhjeve në ujë, apo rrëshkitseve me kamerdare.
    Shpresoj t’ju kem dhënë një shije sado të vogël të vendit fqinj. Pasi ta vizitoni, do t’më jepni të drejtë që Ohri duket si një Monte Carlo e vogël!

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690