Aktualitet

BE: Asgjë nuk ka ndryshuar për Kosovën, dy kushtet për vizat janë njësoj  

Zyrtarë të lartë të BE-së kanë sqaruar se nga Brukseli dhe shtetet anëtare nuk ka asnjë ndryshim në qëndrime nga koha kur qeveriste LDK-PDK me të krye Isa Mustafën.

“Ndryshime ka pasur në Kosovë e jo këtu. Kosova ka qenë ajo që nuk i ka përmbushur dy kushtet e mbetura për liberalizim vizash dhe nuk ka zbatuar disa marrëveshje nga dialogu. Tash mbetet të shohim se si do të veprojë Kosova”, janë shprehur nga BE për Koha.net.

Në BE të hënën kanë përsëritur se me formimin e Qeverisë së re në Kosovë nuk ka ndryshuar asgjë as lidhur me kushtet për liberalizim vizash. Kanë mbetur dy kushte ende të papërmbushura, njëra për ratifikimin e Marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi dhe tjetra mbi dëshmitë për luftë të suksesshme kundër krimit të organizuar në nivel të lartë, që përfshin edhe vendimet e gjykatave./ E.D/ Copyright Tiranapost.al