SportTe gjitha

Arturo Vidal pritet të mungojë kundër Real Madrid


Arturo Vidal, ylli kilian i Bayern Munich, duhet të kalojë nëpër sallën e operacionit në orët e ardhshme. Pasi braktisi trajnimin, të dielën e kaluar, testet mjekësore kanë konfirmuar se ka një lëndim të vogël në gju. Arturo Vidal do ta humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munich, konfirmoi të hënën, në një konferencë shtypi: “Artruo Vidal ka një dëmtim në gju. Ai do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni të vogël. Arturo është një luftëtar, besoj se do të shërohet mirë”. /XH.K