Kosova Te gjitha

Arti i marrëveshjes! Si Amerika u zgjua për problemin e Kosovës sapo u shfaq Rusia


Ju mirëpres në Shtëpinë e Bardhë për të festuar momentin historik të arritjes së marrëveshjes, shkruante presidenti Trump në letrën e dërguar për presidentin Thaçi dhe atë të Serbisë Vuçiç. Një mesazh inkurajues u dërgua edhe nga ambasadori amerikan pak më vonë, ku u kërkonte pikërisht këtë marrëveshje, për të cilën do u festonte në Shtëpinë e Bardhë.

E ndërkohë që çështja e kufijve, më saktë ideja e hedhur po interpretohet në forma të ndryshme, ka pasur edhe shumë dyshime. Megjithatë çfarëdo që të ndodhë, Amerika do një zgjidhje të dakordësuar mes dy vendeve, që paqja në Ballkan të vendoset njëherë e mirë. Çështja, e dhimbshme e presidentëve Kosovë-Serbi, në gjendjen aktuale me ngrirje të procesit të bisedimeve, ka lënë çdo analist në pikëpyetje.

Sidoqoftë, secili prej bashkëbiseduesve, besojnë se një marrëveshje duhet shkruar dhe se Amerika mbetet e angazhuar dhe ka disa faktorë që e mbështesin këtë skenar. Po të bëjmë një llogaritje gjeopolitike: Pas rezolutës së përbashkët të paraqitur nga 27 vendet e BE-së dhe Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 2010, negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë lehtësuar nga Përfaqësuesja e lartë e BE. Ky proces u parapri nga përfshirja më direkte e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë gjatë dhjetë viteve të para pas përfundimit të luftës.

Megjithatë duket se arritjet kryesore të procesit të ndërmjetësuar nga BE kanë ndodhur. Përmendim Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013 dhe 2015. Prej 4 vitesh nuk ka pasur përparim, gjë që ndikon edhe në integrimin evropian mes dy vendeve. Gjatë kësaj kohe, Amerika qëndroi kryesisht joaktive, duke ia lënë në dorë diplomatëve të tjerë.

Por vetëm pasi u zbulua ndikimi i Rusisë në Ballkan dhe kryesisht në Serbi, që shfrytëzon çdo krizë në rajon për të përhapur influencën e vetë përmes fuqive ‘të buta’ Amerika u zgjua, u bë aktive, ose më saktë u riaktivizua. Sipas zyrtarëve të Uashingtonit, është shumë e rrezikshmë që tashmë çështja është në dorën e europianëve.

Të paktën kështu thotë Bosko Jaksc, gazetar i së përditëshmes serbe’ Politika’. Sipas tij, Bashkimi Europian është goditur me kriza të shumta gjatë dekadës së fundit, duke filluar nga kriza financiare në 2008, kriza greke e borxheve që shpërtheu në 2009, kriza në Ukrainë në 2014 dhe një krizë polarizuese emigrimi që shkaktoi një rritje të partive populiste të krahut të djathtë. E gjithë kjo, së bashku me vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga Bashkimi dhe negociatat e mëvonshme, ka ndikuar në BE në një mënyrë që e ka penguar të përballojë problemet aktuale të rajonit, sidomos ‘spotet nevralgjike’ që kanë potencial për konflikt.

Sido të jetë në dorë çështen e ka Uashingtoni!  A janë 20 vitet që kanë kaluar që nga përfundimi i luftës në Kosovë të mjaftueshme për të siguruar më në fund paqe? Shumë besojnë se marrëveshja është e mundur, por se si dhe çfarë mbetet parashikim.

“Pothuajse çdo gjë varet nga Shtetet e Bashkuara. Dhe përshtypja është se Amerika është aktualisht e vendosur “, thotë Jaksiç, por analisti Novakoviç mendon se mund të nënshkruhet një lloj dokumenti në vitin 2020,  por pyetja mbetet nëse do të zbatohet dhe si do të zbatohet!/ Marrë nga European Western Balkans/ Shkruar nga Aleksandar Ivkoviç/ Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al E.Bajrami.