Aktualitet

Artan Imami: Marrëveshja me PD është qesharake, duhet një teatër i ri. Basha mashtrues ordiner

Artan Imami: Marrëveshja me PD është qesharake, duhet një

Aktori i njohur Artan Imami është i mendimit se Tirana ka nevojë për një godinë të re Teatri Kombëtar. Gjatë një interviste për Report tv, Imami thekson se edhe ikonat e skenës së teatrit sikurse janë Sulejman Pitarka, Ndrek Luca, Kadri Rroshi, Drita Pelinku kanë dashur të ngrihet një teatër i ri në atë tokë.

“Për ndonjërin prej tyre kam respekt, por shumë pak 2, 3 të tjerët janë mediokër, njerëz që nuk kanë shkelur njëherë kurrë as kanë për të shkelur kurrë atje. Kanë inati personale ndonjëri me Ed Ramën, një tjetër ka me Erion Veliajn. Këto debate tashmë ne i kemi tejkaluar dhe ne 150% e komunitetit kulturor dhe artistik, i cili ka emër dhe mbiemër tani s’mund ti numëroj gjithë emrat, janë dakord. Unë po them që tek ata që nuk janë në do pyeste një nga këta akademikët çdo të thoshte Sulejman Pitarka, ta them unë do t’ia nxjerr me dokument ç’ka thënë Sulejman Pitarka, Ndrek Luca, Kadri Rroshi, Drita Pelinku që kanë dashur të ngrihet një teatër i ri në atë tokë. Kur është bërë propozimi që të ngrihet teatër i ri tek Pazari i Ri tek sheshi Avni Rustemi asnjëri nuk ka pranuar. Që në 53-shin ka kërkuar teatrin pastaj në 74-ën dhe pastaj në fund kur kam qenë edhe unë atje në teatër dhe nuk u bë nga sistemi komunist atëherë sepse u ngrit Pallati i Kongreseve”, deklaroi ai.

Aktori Imami foli edhe për marrëveshjen e nënshkruar nga PD dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Imami tha se kjo marrëveshje është tërësisht qesharake duke i mëshuar idesë se duhet një teatër i ri.

"Marrëveshja është tërësisht qesharake, pasi sot duhet një teatër i ri. Projekti për teatrin tashmë është duke u negociuar. Jemi në pritje të ofertave që do të vijnë nga privatet. Ne kemi kërkuar më shumë, jo salla me 150 vende. Mbaruan fjalët, diskutimet dhe mallkimet. Fitoi ajo palë që kishte një argument më shumë. Ata duhet të bashkohen me ne. Ata që ia vlejnë. Merri një për një me emër ata dhe do shohësh që do zhgënjehesh. Ky është momenti kur përballë kemi ata që duhet të zbatojnë detyrën. Kjo bëhet me njerëz që duhet të bëjnë punën e tyre. Çdo grupim i ndershëm dhe i papolitizuar. Kjo opozita mirë që është hedhur në një pishinë pa ujë dhe pastaj thonë o koka. Hidhen me parashutë dhe kur e kuptojnë se nuk dine të fluturojnë duan të ndryshojnë ligjin e rëndesës", tha Imami.

Ai hedh akuza të forta edhe ndaj kreut të opozitës shqiptare të cilin e etiketon si një mashtrues ordiner. “Ne kemi përballë një kryetar partie që gënjen thotë do vjedhim truallin e Teatrit Kombëtar. Jo more vlla se i ke të shkruajtur në ligj,o i ke sytë në ballë! Ose je mashtrues ordiner atëherë pse gënjen more i dashur! Ne nuk mund të merremi me një njeri i cili përfaqëson opozitën, e ka vrarë opozitën”, thekson Imami. / Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/artistet-kunder-prishjes-se-teatrit-nenshkruajne-marreveshje-me-bashen-mos-na-tradhto/

http://www.tiranapost.al/duam-teater-te-ri-ikonat-e-artit-shqiptar-flasin-pro-godines-se-re-moderne-e-bashkekohore/