Aktualitet

Arta Marku sqaron pse nuk ishte sot e pranishme në Kuvend

Arta Marku sqaron pse nuk ishte sot e pranishme në Kuvend

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, nuk mundi të ishte sot në Kuvend, për shkak të problemeve shëndetësore.

"Sot ndodhem në pamundësi të marr pjesë në raportim. Arsyet janë shëndetësore", thuhet në letrën e kryeprokurores drejtuar Kuvendit.

Arta Marku ishte parashikuar që të bënte publike analizën vjetore të organit të akuzës në seancën e sotme plenare.

Sot në seancën plenare në Kuvend dhe një ndër çështjet e ‘nxehta’ do të jetë projektligji për disa ndryshime dhe shtesa, lidhur me ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. / Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/pastrimi-i-parave-dhe-financimi-i-terrorizmit-pika-e-nxehte-e-diskutimit-sot-ne-kuvend/