Aktualitet

Arta Marku i pason detyrën ish shokut të klasës, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela: Njerëzit kërkojnë Drejtësi

Arta Marku i pason detyrën ish shokut të klasës, Prokurori i

Olsian Çela merr zyrtarisht detyrën e prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë,  i zgjedhur nga KLP në vendin e parë dhe i votuar dje në Kuvend me 101 vota Pro. Arta Marku i dorëzoi sot detyrën e përkohshme që mbante prej dy vitesh, në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.

Arta Marku tha se ndihej e lumtur që Olsian Çela ishte kryeprokurori i ri, si një ish shok klase e ndërsa stafit të saj të punës, u tha se do të punonin profesionalisht e do kalonin mirë me të.

Arta Marku;

Ndihem e vlerësuar që pata mundësinë për të drejtuar prokurorinë, (më falni për frymëmarrjen por kam ngjitur shkallët). Pa përsëritur faktet që i dimë, që sistemi i drejtësisë është në proces reformimi, po punojmë në disa prej institucioneve më të rëndësishme, që të bëjnë këtë sistem të funksionojë. Jam munduar që prej ditës së parë të detyrës të punoj me përkushtim dhe integritet. Dua të falënderoj me gjithë zemer, prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme që më kanë ndihmuar në përballimin e shumë sfidave gjatë këtyre dy viteve. Falenderim të veçante për median, qoftë kur keni qenë dashamirës qoftë më pak, roli juaj na bën më të përgjegjshëm. Urime prokurorit të Përgjithshëm për detyrën, kam besim që do ecë përpara me përmbushjen e misionit kushtetues. Jam shumë e lumtur që detyrën ia pasoj një ish shokut tim të klasës, do kaloni shumë mirë me të.

Ndërsa prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela vlerësoi punën e Arta Markut, për të cilën tha se ka bërë më të mirën e mundshme, pavarësisht punës së saj të vështirë në periudhë tranzicioni për Prokurorinë.

Olsian Çela:

Kjo ishte një surprizë e bukur, është hera e parë që ndodh kalimi nga një prokuror në një prokuror tjetër në mënyrë transparente, ( e filluam keq- qesh pasi nuk kishte ndezur mikrofonin) e vlerësoj pikërisht, që sot është më e rëndësishme transparenca që ne si institucion sigurojmë ndaj medias e publikut si mënyra më e mirë për të rritur besimin e institucioneve, dhe besimin e publikut për punën e prokurorisë. Falenderojë zonjën Marku për punën e dy viteve, atë që e ka bërë e ka bërë një fazë tranzicioni, është përballur mjaft me probleme të mëdha dhe delikate, besoj se ka bërë më të mirën e mundshme në këto kushte. Është faza kur po ngrihen institucionet e reja të drjetësisë, Ka një konceptim të shtetit të së drejtës, drejtësia ka pësuar ndryshimet më rrënjësore, kjo kërkon koncetrim dhe angazhim të ri se si duhet të funksionojë. Besoj se janë mundësi, ekziston mbështetja dhe kemi kapacitetet për ti dhënë vendit një të ardhme më të mirë, që vendi ynë të bëhet pjesë e familjes evropiane, me punën tonë që ka rëndëis të jashtëzakonshne, ky do jetë objektivi primar.  Në këto kushte, unë mendoj se ka tashme mundësi përmes të cilave prokurori i Përgjithshëm jep kontribut të rëndësishëm. Sot ne ndodhemi në një fazë pak të vështirë, po përballemi me një krizë të madhe për shkak të ngjarjeve të ndodhura në fund të muajit nëntor, besoj se përgjigja që Prokuroria duhet të japi në rastin konkret duhet të jetë, duhet të spikasë në raport me atë që po bëjnë dhe Institucionet e tjera. Njerëzit kërkojnë drejtësi, që të fillohen të bëhen gjërat konkrete.  Jam i bindur se do gjejmë mekanizmat për të arritur atë që duhet dhe ato pret populli. Ju falënderoj, me kolegët do bëjmë punë të mirë. Ndryshimet gjithmonë janë pozitive. Unë kam besimin që vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do jetë më e mirë./ Copyright/ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/olsian-cela-shpallet-prokuror-i-pergjithshem/

http://www.tiranapost.al/olsian-cela-prokuror-i-pergjithshem-ambasadori-soreca-drejtesia-e-re-prioritet-kyc-per-integrimin/