Aktualitet

A nuk mendoni edhe ju njësoj?

Sot Arta Marku u zgjodh kryeprokurore e Shqipërisë me 69 vota pro, mes tymnajës së krijuar nga deputetët e opozitës në sallë.

Arta Marku është kryeprokurorja e dytë femër pas Ina Ramës. Të gjithë e mbajmë mend etiketimin që Sali Berisha, kryeministër në atë kohë, i bëri Ramës duke e quajtur “Silvia Konti të drejtësisë shqiptare”. Edhe pse më pas ujërat ndryshuan dhe Silva Konti u kthye po nga Berisha në një “lavire bulevardi”

Por sot Arta Marku duket se vërtetë i ngjan Silvia Kontit. Jo vetëm se është një kryeprokurore femër, por tiparet e saj ngjasojnë shumë me personazhin e filmit italian “La Piovra”.

[caption id="attachment_155405" align="aligncenter" width="991"]Betimi në Parlament. Betimi në Parlament.[/caption]

Arta Marku mbërriti në sallën e Kuvendit në kulmin e tensioneve dhe u betua nën tymin dhe protestat e forta të opozitës, aq sa garda u detyrua ta mbrojë me çadër./Tiranapost.al