Aktualitet

Arsyet që çuan në mbylljen e kompanisë celulare "PLUS"

Plus, Kompania e katërt e telefonisë celulare, është tërhequr nga tregu, tetë vjet pasi kishte filluar aktivitetin.

Sipas Monitor Plus nuk gjeti as mbështetjen e politikës, dhe përballë konkurrencës së fortë dhe problemeve ekonomike, aksionerët morën në verë të këtij viti vendimin për të mbyllur aktivitetin.

Në shpjegimin që Plus ka dhënë për Autoritetin e Konkurrencës thuhet: “Për shkak të vështirësive financiare, ndërmarrja nuk mund të vijojë më tej me investime për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe konkurruese ndaj konsumatorëve dhe duke pasur parasysh kërkesat e AKEP ndaj operatorëve të tjerë për të siguruar vijimin e ofrimit të shërbimeve të kontraktuara, kërkon të transferojë frekuencat në përdorim të saj tek operatorët e tjerë celularë sipas Marrëveshjeve me këta operatorë".

Gjatë gjithë viteve të operimit në treg, që nga viti 2010, shoqëria ka rezultuar me humbje të konsiderueshme… Humbja e akumuluar në vite kap shifra të konsiderueshme rreth 6.1 mln lekë dhe për këtë arsye aksionerët e shoqërisë kanë ndërmarrë dy herë masa ristrukturimi të kapitalit për të mbuluar humbjet./ Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KETU.