Aktualitet

Arsyeja pse nuk ju zë gjumi

Të gjithë e njohim ndjesinë kur jemi të lodhur dhe shtrihemi për të fjetur me bindjen se do të na zëri gjumi brenda disa minutash. Por, dy orë më vonë akoma jemi zgjuar, madje të stresuar duke ditur se të nesërmen duhet të zgjohemi herët.

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, Berkeley, kanë cilësuar se modelet tona të gjumit janë një funksion i mënyrës sesi truri unë merr dhe reagon ndaj sinjaleve rreth asaj sesa të lodhur jemi. Me plakjen, mënyra sesi truri ynë interpreton sinjalet e gjumit ndryshon gramatikisht.

Studimi tregoi se me kalimin e moshës ne fillojmë të humbasim lidhjen mes neuroneve të cilët janë përgjegjës për marrjen e sinjaleve te gjumit.  Ndryshimet e trurit janë shkaktarët se pse me kalimin e moshës hasim vështirësi që të na zërë gjumi.

Matthew Walker, autor i studimit, u shpreh për Popular Science se “Proçesi është i ngjashëm me radion e një antene, aq i dobët. Sinjali është aty por antena nuk mund ta marr atë”.

Skema e gjumit, kanë cilësuar studiuesit, fillon që të ndryshojë kur njerëzit mbushin 20 vjeç. Në moshën 40 vjeçare ata shkojnë në shtrat herët dhe zgjohen herët, por gjithmonë ankohen për një gjumë të parehatshëm dhe me vështirësi. Në moshën 50 vjeçare, njerëzit marrin vetëm gjysmën e gjumit të thellë që kanë bërë kur kanë qenë të rinj. E ndërsa në të 70-at gjumi nuk është aspak qetësues dhe zgjimi i shpeshtë natën është një normë.