Shëndet Te gjitha

Arsyeja pse krijojmë varësi nga gjëra të ndryshme, sipas shkencës


Varësia ndaj drogës, pijes apo gjërave të tjera është një çrregullim dhe jo një fiksim. Maureen Boyle, nga Instituti kombëtar i abuzimit me drogën dhe ilaçet ka folur në lidhje me këtë temë. Ai thotë se varësia është një çrregullim i quajtur ‘biopsihosocial”, një kombinim i gjenetikës, neuro biologjisë dhe ndërveprimit me faktorët psikologjikë dhe socialë. Kjo në thelb do të thotë se varësia ndaj gjërave të ndryshme është një ç’rregullim kronik, ashtu si diabeti i tipit 2, kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Por fatmirësisht kjo gjë mund të parandalohet apo të kurohet. Të gjithë njerëzit e tregojnë në mënyra të ndryshme kur kanë varësi ndaj diçkaje, megjithatë ajo që ndodh në tru është e njëjtë për të gjithë.  Varësia aktivizon dhe rrit nivelin e dopaminës në tru. Neurotransmetuesi përcjell mesazhe në gjithë trurin, në rastin e dopaminës përcjell kënaqësi, që përforcon sjelljet dhe rrit nevojën për ta pasur përsëri. Hitoshi Morikawa, një profesor i neuroshkencës në Universitetin e Teksasit, foli për Live Science dhe tha se rastet më të rrezikshme janë ato të varësisë ndaj drogës. Pasi përdoren substancat Addictive, truri përpiqet të balancojë nivelet e larta të dopaminës. Pasi kalon efekti, bie niveli i dopaminës, duke kërkuar që personi të përsërisë zakonin. Ai thotë se persona me varësi të tilla duhet të trajtohen nga mjekët. Tiranapost.al E.B

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *