SPORT

Arsenali i tregon "derën" Emery, gati trajneri që ka humbur 2 herë Championsin

Arsenali i tregon "derën" Emery, gati trajneri që ka humbur

Rezultatet negative dhe kaosi i krijuar tek skuadra e Arsenalit pritet të bëj "kokë turku" trajnerin Unai Emery.

Sipas mediave angleze tekniku spanjoll pritet të largohet pasi 5 ndeshje pa fitore janë shumë për një skuadër që pretendon të arrijë së paku në zonën Cahmpions League në fund të sezonit. Drejtuesit e klubit londinez duket se kanë gjetur pasuesin e ish-trajnerit të PSG-së. Bëhet fjalë për Massimiliano Allegrin i cili ka rënë parimisht dakord për t’u ulur në stolin e topçinjëve.

Allegri ka një CV të pasur pasi ka dal kampion me Milanin dhe 5 herë me Juventusin. Po ashtu, livornezi ka shkuar 2 herë në finalen e Ligës së Kampioneve me "zonjën e vjetër" pa mundur të ngre lart trofeun. /XH.K