Kosova

Arrogancë dhe agresivitet. Thaçi flet për takimin në Bruksel lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi

Arrogancë dhe agresivitet. Thaçi flet për takimin në

Presidenti Thaçi mbajti një deklaratë menjëherë pas takimit mbrëmë në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiç me ndërmjetësim të BE-së. Thaçi nuk jep detaje, por thotë se do ketë takime të tjera, që të mund të finalizohet njëherë e mirë marrëveshja. Ndërkohë që i pyetur në lidhje me diskursin me palën serbe, ai tha se pala serbe pati një diskurs agresiv dhe arrogant, ndërsa pala kosovare me argumente. Lexoni deklaratën e Thaçit.

'Jemi në përpjekje për të arritur e për të hapur rrugën e një zgjidhje finale mes Kosovës dhe Serbisë, ligjërisht obligative mes dy shteteve, për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Falenderoj shefen e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini për punën dhe përkushtimin që po tregon me gjithë mbështetësit për përfundimin e këtij procesi. Natyrisht janë tema jo të lehta, të cilat janë shtruar dhe do të shtrohen në të ardhmen së diskutuari, jeni në takimin e radhës të fazës finale të përmbylljes së këtij procesi jashtëzakonisht të vështirë. Por interesi i dy vendeve dhe dy popujve tanë është të arrihet një marrëveshje paqësore të të dy vendeve tu jepet hapësira dhe perspektiva evropiane. Mbetet të shihet në të ardhmen se si do të lëvizin gjërat, por mund të them përsëri se është një sfidë jo e lehtë. Politika kosovare duhet të marrë guximin të vijë këtu dhe të ballafaqohemi me palën tjetër që të arrijmë progres. Kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse të pranueshme, mund të them që është një mumentum i ri i cili duhet me u shfrytëzu, ështën jë shnac historik që të ndodhë njohja edhe nga Serbia për Kosovë, kështu që dua të shpresoj në vullnetin dhe energjinë e njerëzve në Kosovë të të gjithë partive politike. Kam rezervat e mia në këtë proces, e di që është shumë e vështirë, është një mundësi e vogël për marrëveshje por duhet të punojmë e duhet të vazhdojmë'.

I pyetur për diskursin me presidentin serb, dhe a kishte dakordësi mes dy palëve, Thaç përgjigjet: Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga ana e Serbisë, delegacionit serb me në krye Vuçiç, ndërsa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar që nënkupton njohjen reciproke dhe anëtarësimin në OKB, gjithashtu zëvendësimit të rezolutës 12/24, kemi çështje të mëdha para nesh, prandaj kam shpersë me një përfaqësi dhe bazë të gjerë politike, se Kosova do ia dalë pavarësisht vështirësive.

A do ketë takim në Paris?

Do jemi si të ftuar me liderët e tjerë të botës për një event të veçantë në Paris, por për tu takuar si pjesë e agjendës për marrëveshjen, nuk është planifikuar./ Për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/269061040479429/