• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën armë dhe drogë me vlerë 8 milionë euro


    “Njëri u arrestua dhe tjetri arriti të arratiset nga policia italiane. Ata kishin fshehur në një shtëpi 1.5 ton kanabis dhe armë”, kështu raportojnë mediat italiane për dy shqiptarët të cilët u kapën me drogë në Brindisi.

    Dy shqiptarët ruanin drogën, në total 1 ton e 610 kilogram kanabis, e ndarë në pako dhe e mbështjellë me celefon. Në shtëpi janë gjetur edhe armë.

    shqiptari abaz mamoPolicia italiane ka arritur të arrestojë në flagrancë shqiptarin Abaz Mamo 22-vjeç. I riu bashkëpunonte me një tjetër shqiptar, por në momentin e aksionit të policisë ai është hedhur nga dritarja dhe ka arritur të arratiset.

    Dyshohet se droga e konfiskuar ishte transportuar nga Shqipëria. Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar sipas policisë italiane kapte vlerën prej 8 milionë eurosh./Copyright Tiranapost.al

    drogebr

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]