• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Arrestohet pas disa orësh ndjekjeje 44-vjeçari i rrezikshëm, që i ka shpëtuar tre atentateve


    Arrestohet pasi i shpëtoi postbllokut të policisë, Elvis Gaçaj i cilësuar nga uniformat blu si një person me rrezikshmëri të lartë. Pas kontrollit të ushtruar, të arrestuarit i është gjetur një armë zjarri i llojit pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Ai ndiqej nga policia prej ditës së djeshme, pasi arriti t’i shpëtonte një postblloku.

    Elvis Gaçaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka arritur t’iu shpëtojë disa atentateve, si dhe ka qenë më herët i arrestuar.

    Ai u arrestua në prill të këtij viti me Leonard Dukën në Tiranë, ndërsa armën e hodhën nga ballkoni i banesës sapo konstatuan policinë. 44-vjeçari i ka shpëtuar disa atentateve gjatë viteve 2013-2015, ku para 4 vitesh ishte objektiv i një atentati tek “Lulishte 1 Maji” në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona, ndërsa ai u plagos.

    Ne atentatin e parë u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk shpërtheu.

    Ai akuzohet se ka kryer një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008, si dhe si person që dispononte parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]