Aktualitet

Arrestohet një shkodran me pistoletë në lokal (video)

Arrestohet një shkodran me pistoletë në lokal (video)

Një 46 vjeçar nga Shkodra u arrestua në një lokal në Tiranë, pasi ishte konfliktuar me kamerieren dhe madje e kishte kërcënuar me pistoletë. Policia publikoi videon e arrestimit dhe bëri të ditur se Besnik Alija, 46 vjeç, banues në Shkodër është konfliktuar me shtetasen Q. N., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua: Një armë zjarri e llojit pistoletë e tipit “Zastava”, me një krehër pa fishek. Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosja”.

Vrasja e kamarierit në Mat, ja vendimet e Gjykatës së Apelit

25 vjet burg për Përparim Bojën, 17 vjet për Astrit Bojën dhe 15 vjet burg për Fatjon Canin. Këto janë dënimet e dhëna sot nga Gjykata e Apelit për tre të dyshuarit për vrasjen dhe groposjen e të riut Fatjon Barmeta katër vite më parë në Mat. Në vendimin e sotëm u la në fuqi ai i dhënë në shkallën e parë të gjyqësorit, duke i shpallur fajtor të pandehurit, për veprën penale “vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim. Ata akuzohen se kanë vrarë dhe më pas kanë mbuluar me zhavorr të ndjerin Fatjon Barmeta. Ngjarja ka ndodhur më 22 nëntor të vitit 2012 në Klos të rrethit Mat. Nga hetimi i prokurorisë ka rezultuar se vëllezërit Boja dhe miku i tyre, Cani, kanë goditur për vdekje me sende të forta viktimën, pasi dyshonin se ai kishte sjellje ngacmuese ndaj bashkëshortes së Përparim Bojës. Barmeta ishte masakruar, lidhur me tela dhe ishte hedhur në një gropë, ku për nxjerrjen e tij policia është orvatur rreth dy orë.

Vritet një shqiptar në Itali

Një shqiptar është gjetur i vrarë në zonën e Atikës në Greqi. Sipas mediave greke shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar me pushkë gjuetie. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të së mërkurës dhe se shqiptari është qëlluar në kokë dhe stomak. Mësohet se shqiptari fillimisht është konfrontuar me autorin, i cili më pas e qëlloi dy herë.

Dëshmitarë okularë nga vendi i ngjarjes thanë se kishin dëgjuar të shtëna, por nuk kishin parë njeri. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Po punohet për zbardhjen e këtij krimi.

Dëbohet nga Gjermania

Një 18-vjeçar shqiptar është dëbuar nga Gjermania, pasi nuk dispononte dokumentet e nevojshme për të hyrë në zonën Shengen. Po duke mos mjaftuar kjo, shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte kërkuar dhe për disa vjedhje. Zyrtarët e Policisë Federale të Offernurgut kanë bërë të ditur se ka ndalur një të ri shqiptar, i cili më pas është dëbuar për në Shqipëri. Ndalimi i tij ishte bërë më 19 dhjetor. Gjithashtu mësohet se Holanda e kishte etiketuar atë në Sistemin e Informacionit Shengen si një i huaj, ndërsa atij i ndalohej hyrja në zonën Shengen. Përveç kësaj ai ishte shpallur në kërkim, nën akuzën e vjedhjeve të mashtrimit në shërbime.

Prokuroria, rekurs në Gjykatën e Lartë

Prokuroria e Përgjithshme bëri menjëherë rekurs vendimin e gjykatës, që nuk i dha të drejtë asaj për të sekuestruar të dhënat e serverave të Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dhe ajo e Apelit e kishin rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ngulmon në dhënien e së drejtës për të pasur në dorë serverin, ku ndodhen vetëdeklarimet dhe verifikimet e pasurisë së të gjithë politikanëve dhe zyrtarëve të lartë ndër vite.

Gjendja Civile e hapur edhe për festa

Zyrat e Gjendjes Civile do të ofrojnë shërbime edhe ditën e shtunë për t'i shërbyer qytetarëve dhe emigrantëve gjatë festave të fundvitit, deri në 21 janar 2017. Ministria e Punëve të Brendshme, në marrëveshje me koncesionarin për prodhimin e dokumenteve biometrike të identitetit, ka urdhëruar që deri në datë 21 janar 2017, Zyrat e Gjendjes Civile të ofrojnë shërbime edhe ditët e shtuna, si dhe gjatë festave të fundvitit për të gjithë shtetasit e interesuar.

Kjo masë është marrë për t’u ardhur në ndihmë kryesisht shtetasve shqiptarë, që banojnë jashtë vendit dhe që mund të kenë nevojë për t’u pajisur me dokumente të reja identifikimi, karta apo pasaporta biometrike. Zyrat e shërbimit të Gjendjes Civile dhe zyrat e aplikimit për dokumente identiteti do të jenë të hapura çdo ditë të shtunë në periudhën në vazhdim nga 24 dhjetori 2016 deri në 21 janar 2017.

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=pMS8udQahQY[/embed]