Kryesore Aktualitet Te gjitha

Arrestohet nënprefekti i Tiranës


Disa orë pasi ishte shpallur në kërkim, autoritetet kanë arritur këtë pasdite të arrestojnë nënprefektin e Tiranës Fatos Kaja.

Ai u shpall në kërkim me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë e cila po heton aferën e tjetërsimit të 36 hektarë tokë në Spille të Kavajës. Plot 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë nën hetim nga prokuroria pasi janë përfshirë në ndërrimin e pronësisë së kësaj sipërfaqeje.

Është organi i akuzës së Kavajës ai që ka zhvilluar hetimet, ndërsa të gjithë të përfshirët kanë gisht në falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorimi të detyrës.

Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”.

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *